Ligji për Obiliqin mundësi e mirë për punësimin e të rinjve

Ekonomi

Ligji për Obiliqin mundësi e mirë për punësimin e të rinjve

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 15:45
Në Obiliq

Në Obiliq ka përfunduar punëtoria treditore për projektin “Kosova e Re". Kryetari i komunës Xhafer Gashi ka thënë se sot kanë vizituar terenin ku është planifikuar të ndërtohet “Kosova e Re”.

Sipas tij komuna do të mundohet që të prezantojë edhe pjesën e Ligjit për Obiliqit, i cili sipas tij e definon çështjen e mbrojtjes së ambientit por edhe ato sociale.

Gashi: Ligji për Obiliqin, mundësi e mirë për punësim

“Ne dje e kemi pas prezantimin nga komuna dhe i kemi paraqitur kërkesat tona, që këta përveç që duhet të jetë ambientale, termocentrali i ri  duhet t’i trajtojë edhe shkarkimet e ujërave që rrjedhin nga aty. Pastaj deponinë që do ta ketë thëngjillin brenda që mos të lejohen rrjedhjet e fekaleve. Çështjen e brezit, apo murit të sigurisë, i cili do t’i ndalë zhurmat dhe lëvizjet e grimcave nga erëra të ndryshme. Çështjen e punësimit, fokus të veçantë ne i kemi kushtuar dhe jemi të gatshëm, ju treguam edhe dje në prezantim që jemi të gatshëm me i lëshu edhe shkollat në dispozicion nëse është e domosdoshme, me të vetmin qëllim për t’i përgatitur kuadrot. Kjo është një mundësi e mirë edhe për qytetarët dhe të rinjtë e Obiliqit që unë besoj që  nga fillimi do të kenë mundësi në punësim”, tha Gashi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat