Nënshkruhet marrëveshja për Zonën Ekonomike në Vushtrri

Ekonomi

Nënshkruhet marrëveshja për Zonën Ekonomike në Vushtrri

Nga: N. Sh Më: 16 korrik 2018 Në ora: 15:10
Bajram Hasani dhe Xhafer Tahiri duke nënshkruar marrëveshjen

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka nënshkruar marrëveshjen me kryetarin e Vushtrrisë, Xhafer Tahirin për Zonën Ekonomike në këtë komunë.

“Sot bashkë me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri nënshkruam marrëveshjen për fillimin e investimeve rreth 1.5 milion euro në Zonën Ekonomike në këtë komunë, gjegjësisht në Lum të madh.

Me krijimin e kësaj Zone, synojmë që bizneseve të Vushtrrisë tu krijojmë kushte më të mira për punë dhe po ashtu të krijojmë vende të reja të punës në sektorin privat për qytetarët e Vushtrrisë.

Përveç krijimit të kushteve më të mira për bizneset dhe krijimit të vendeve të reja të punës, kjo është një mundësi e mirë që në Vushtrri të kemi edhe investime nga jashtë të cilat do krijonin një zhvillim më të mirë ekonomik të kësaj komune.

Urime Vushtrri!”, shkruan Hasani, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat