Dogana ofron lehtësira për qarkullimin e bashkatdhetarëve

Ekonomi

Dogana ofron lehtësira për qarkullimin e bashkatdhetarëve

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 17:26

Doganës se Kosovës ka bërë të ditur se ka marr për bazë krijimin e lehtësirave dhe ofrimin e shërbimeve të shpejta dhe profesionale me rastin e aplikimit te procedurave doganore, si në procedurën e zhdoganimit te mallrave, ashtu edhe me rastin e kalimit të mallrave dhe udhëtarëve përmes Pikave te Kalimit Kufitar, duke u nisur gjithnjë edhe nga praktikat që tani ka krijuar Dogana e Kosovës në raport me trajtimin e bashkatdhetarëve dhe kryerjen e procedurave nga fushë-veprimtaria doganore.

Në zbatim të pikave të Rezolutës së Kuvendit të Kosovës NR. 06-R-12 datë 06.07.2018 e aplikueshme  për periudhën 15 korrik 2018 deri me 15 shtator 2018, Udhëzohet i gjithë stafi operativ i Doganës së Kosovës që operon në kuadër të pike kalimeve  që  me rastin kryerjes se detyrave te punës, ushtrimin e mandatit tyre te përcaktuar me ligj ta bëjnë ne frymën  e Rezolutës se Kuvendit te Republikës se Kosovës  nr. 06-R-12 dt 06.07.2018.

Në lidhje me këtë secili zyrtarë doganor duhet te përkujdeset qe:

I gjithë procesi i punës te zhvillohet shpejt duke treguar azhuritet  në kryerjen e procedurave te rregullta kufitare.

Te  gjithë personat qe qarkullojnë përmes PKK, ne veçanti  bashkatdhetarët tanë të trajtohen në mënyrë profesionale.

Udhëheqësit e PKK duhet te përkujdesen qe përmes  menaxhimit  me efiqiencë te   rrezikut te reduktojnë ne maksimum  procedurat e përditshme të kontrollit ;

Rastet kur bashkatdhetarët bartin me vete mallra, te vlerësohen shpjet dhe ne mënyrë te drejtë. 

Në rastet e veçanta dhe sipas diskrecionit ligjor të merret vendim  lidhur me trajtimin e tyre  pa shkaktuar situata të cilat pengojnë qarkullimin dhe lehtësimin e lëvizjes se  mallrave dhe udhëtareve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat