110 biznese përfituan nga projektet e ARDA, u hapën 259 vende pune

Ekonomi

110 biznese përfituan nga projektet e ARDA, u hapën 259 vende pune

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 18:53
Asociacioni i Agjencive për Zhvillim Rajonal (ARDA) ka mbajtur sot ceremoninë përmbyllëse të dhënies së granteve

Asociacioni i Agjencive për Zhvillim Rajonal (ARDA) ka mbajtur sot ceremoninë përmbyllëse të dhënies së granteve, të menaxhuar nga ARDA për zhvillimin e sektorit privat, e të financuar nga BE-ja.

Aty u bë e ditur se përmes këtyre granteve janë ndihmuar 110 biznese dhe janë krijuar 259 vende pune.

Kryeshefja e Asociacionit për Agjenci për Zhvillim Rajonal (ARDA), Mrikë Macula u shpreh se ky projekt ka qenë i mbështetur nga Komisioni Evropian, dhe kap shifrën 1 milionë euro ku përfitues kanë start up, bizneset e vogla dhe ato të mëdha.

Nga ky grant sipas Maculës nuk kanë përfituar vetëm bizneset, pasi që ky projekt ka krijuar vende të reja të punës.

Macula: 110 biznese përfituan nga grantet

“Gjithsej në këtë grant skemë kanë aplikuar 2332 aplikues, ndërsa përfitues në gjithë rajonin janë 110. 30 për qind e tyre drejtohen nga gratë dhe deri më tani janë krijuar 259 vende të reja të punës në bizneset e mbështetura nga grant skema jonë, me 12 për qind të tyre kanë krijuar vende të reja të punës, gjithashtu janë edhe minoritetet duke përfshirë serb, boshnjak dhe RAE, dhe 59 për qind janë të rinj”, u shpreh ajo.

Macula u shpreh se përmes këtij projekti ARDA ka krijuar100 biznese të reja si dhe ka  organizuar për tri vite me radhë panaire dimërore ku kanë përfituar mbi 70 biznese të ndryshme.

Edin Sylka njëri nga përfituesit e këtij granti i cili merret me prodhimin  e rrjetave metalike tha se përmes këtij granti ka arritur që të zgjeroj rrjetin e tij prodhues duke eksportuar edhe në Serbi dhe Danimarkë.

Sylka: Kemi filluar eksportin e rrjetave metalike në Serbi dhe Danimarkë

“Na kemi përfituar kabinën për ngjyrosje të rrjetave panel që na i prodhojmë, dhe kabinën për pjekjen e ngjyrës, ku fatmirësisht muajin që shkoj ne kemi pasur një eksport për vendin fqinj,  për vendin e Serbisë dhe javën e kaluar kemi bërë edhe një marrëveshje me një kompani daneze që me fillua eksportin edhe në shtetin e Danimarkës”, ka thënë Sylka.

Përfitues nga ky grant është edhe Alban Haziri i cili ka deklaruar  se fal këtij projekti ai ka arritur që biznesin e tij ta zhvilloj edhe më shumë, si dhe të punësojë një person tjetër.

Haziri: Me pajisjet e blera përmes grantit e kam zvogëluar kohën për të ofruar shërbime

“Për mua kanë pasur rezultate të jashtëzakonshme, një prej elementeve kyçe që unë dua ta përmendi është që me atë grant unë kam arritur një element që është shumë i rëndësishëm edhe për bizneset e reja edhe më të mëdha sigurisht, ai është koha. Një punë që unë në jetën e përditshme e kam bërë për diku 3 apo 4 orë pasi që i kemi marr mjetet prej ARDA-së atëherë atë kohë e kam marr dhe e kam zvogëluar sigurisht për dy apo tri herë“, u shpreh ai.

Gjatë kësaj ceremonie, ARDA po ashtu do të ndajë 5 çmime prej 1000 euro për fituesit e “Garës për Biznes Planin më të mirë për të rinjtë” nga secili rajon ekonomik i Kosovës dhe ata janë:Doruntina Jashari, Rozafa Imami, Alba Ramadani, Elma Ahmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat