‘MasterCard’ do të mundësojë transaksione të kriptovalutave

Ekonomi

‘MasterCard’ do të mundësojë transaksione të kriptovalutave

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 19:34
Foto ilustrim

Të paguash me Bitcoin në jetën e përditshme është një hap më afër realitetit pasi kompania “MasterCard” fitoi një patentë që mundëson transaksionet e kriptovalutave me karta krediti.

“MasterCard” tashmë ka mundësinë të ofrojë një xhirollogari që mund të kryejnë transaksione në kriptovaluta, por të lidhura ngushtë me kartëmonedhat.

Kompania kishte aplikuar për patentë që në vitin 2015, atëherë kur u vërejtur një rritje e përdorimit të kriptovalutave, por “MasterCard” thoshte se ekzistojnë disa disavantazhe me kriptovalutat, pasi që transaksionet në Bitcoin kërkojnë deri në 10 minuta për t’u realizuar, ndërsa transaksionet tradicionale vetëm pak sekonda.

Ndërsa, patenta e “MasterCard” reflekton besimin në rritje ndaj kriptovalutave, kompania pranon se ato mund të jenë të vështira për t’u adoptuar dhe madje kuptuar nga konsumatorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat