Qytetarët e Kosovës, kredi deri n‘fyt

Ekonomi

Qytetarët e Kosovës, kredi deri n‘fyt

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 22:36
Ilustrim

Banka Qendrore e Kosovës thotë se kemi një rritje të kredive që janë marr nga qytetarët dhe bizneset. Të dhënat e publikuara tregojnë se kreditë kanë arritur në një vlerë prej 2 miliardë e 661 milionë euro.

Prej tyre, Bizneset kanë sasinë më të madhe të kredive, apo 1 miliardë e 697 milionë euro, apo një rritje për këtë kategori prej 10.9%.

Ndërsa, ekonomitë familjare kanë marr kredi nga bankat 958 milionë euro, apo një rritje prej 12%.

Pjesa më e madhe e kredive kanë një kohë të maturitetit deri në 10 vjet, apo nga 5 deri në 10 vjet. Një numër shumë i vogël i kredive janë me shkallë të maturitetit (kohëzgjatje) prej mbi 10 vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat