KEK prodhon 1 402.5 GWh energji elektrike në tremujorit të dytë

Ekonomi

KEK prodhon 1 402.5 GWh energji elektrike në tremujorit të dytë

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 20:23

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Bilancin i Energjisë” për TM2 2018. Në këtë publikim janë prezantuar të dhënat mbi prodhimin e thëngjillit, të dhënat për prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2018 (TM2 2018) vlera e gjithmbarshme e prodhimit të thëngjillit ishte rreth 1.64 mijë tonë. Kurse, sasia bruto e energjisë elektrike, e prodhuar në termocentrale ishte 1 402.5 GWh, si dhe në hidrocentrale ishte rreth 118.1 GWh.

Sa i përket vlerave të energjisë së importuar, respektivisht të eksportuar, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2018, Kosova ka importuar 23.0 GWh energji elektrike, derisa gjatë të njëjtës periudhë Kosova ka eksportuar 344.2 GWh energji elektrike.

Në tremujorin e dytë të vitit 2018, sasia e energjisë elektrike për konsum ishte 1 136.7 GWh energji elektrike. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM2 2017), sasia e energjisë elektrike të konsumuar është ulur për 6.7 %.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat