Lluka: Lëvizja e lirë në Shengen do të mundësojë rritje ekonomike

Ekonomi

Lluka: Lëvizja e lirë në Shengen do të mundësojë rritje ekonomike

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 20:36
Valdrin Lluka

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se vendimi i Komitetit LIBE pro liberalizimit të vizave është lajm tejet pozitiv dhe në të njëjtën kohë mundëson hapjen e negociatave ndërinstitucionale për aprovim final nga ana e Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Ministrave për të mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë.

“Sot Komisioni i Parlamentit Evropian për të Drejta Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme (LIBE) ka shqyrtuar dhe votuar raportin e raportueses për Kosovë, Tanja Fajon, për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës. Ky lajm është tejet pozitiv dhe në të njëjtën kohë mundëson hapjen e negociatave ndër-institucionale për aprovim final nga ana e Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Ministrave për të mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë”.

“Republika e Kosovës do të vazhdoj progresin dhe do të demonstroj përkushtimin e saj për përmbushjen e të gjitha kritereve për liberalizimin e vizave. Lëvizja e lirë me vendet anëtare të Shengenit do të mundësoj shkëmbim tregtar më të madh, rritje ekonomike, e po ashtu më shumë mundësi për bizneset dhe qytetarët. Kosovarët e meritojnë të drejtën për lëvizje të lirë në vendet e Shengenit”, ka shkruar Lluka në profilin e vet në “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat