Varfëria, korrupcioni apo papunësia

Ekonomi

Varfëria, korrupcioni apo papunësia

Dr. Artan Haziri Nga Dr. Artan Haziri Më 4 shtator 2018 Në ora: 18:31
Foto ilustrim

Kur një shtetë i ka keto probleme në të njejten kohë, për investitoret është mesazh i qartë se nuk ja vlenë investimet. Për popullin mjerim, ndërsa për qeverin obligime të mëdha. 

Varfëria  e ka kaplu popullin tonë. Lirishtë mund të themi se mbi 10 % është varfëria në Kosovë. Kjo kategori e  qytetarëve nuk kanë ushqim bazë, nuk kanë mundësi mjekimi dhe thuajse janë me shkollim fillor, maksimumi. Nuk kanë banim, as me kushte elementare. Nuk ndryshon kjo varfëri me këto masa të qeveris. Duhet shteti të krijon mundësi, e jo me masa artificiale ti luftoje ato. Një thënje kineze thotë " Më mëso të zë peshkë, e mos ma fal peshkun " . Dmth, duhet këtë kategori shteti ta ndihmojë me strategji afatgjatë , që anëtarët e këtyre familjeve të ju ndihmoje në shkollim, e pastaj këta vet të vazhdojnë  me zhvillimin e tyre.
 
Korrupcioni, një sëmundje e cila është vështirë e kontrolluar dhe vështire e matshme. Ka raste kur lajmrohen , por janë veshtire të matshme. Më e keqja e korrupcionit është se rastet po dalin ne pah kur veq kanë kaluar vite e vite dhe pastaj janë  problematike. Korrupcioni i largon investitoret e jashtëm dhe ata të brendshëm. E zbeh raportin me të ndërkombetarët dhe na bënë të dyshimtë. Ne, populli i kemi fajet, se ne jemi ata që për një sherbim nuk kemi kohë me pritë sherbimin, por ofrojmë pages. Kështu i kemi mësuar ata që na kryejnë sherbime, me i pagu . Kjo nuk duhet të ndodhë.

Papunësia është 33 % në përgjithësi  në vendin tonë , ndërsa 65 % tek të  rinjet. Është vështire të ndryshojnë këta numra pa një strategji afatgjate dhe pa rritjen e besimit tek qytetarët se në këtë vend ka perspektive për të ardhmen.

Kjo fillon nga niveli më i ulët e deri te më i larti. Duhet mësuesi ta kryeje punën me nder, profesori , mjeku, ingjinieri, dhe të gjitha hallkat  e shtetit të kryejne punën me përgjëgjesi, që të kthehet besimi te qytetaret dhe shpresa për të jetuar ketu. 

Nga papunësia e lartë kalohet në varfëri, dhe pastaj kur ketyre të varfërve ju jepet mundësia, edhe korruptohen.

Kjo është një lidhje e këtyre tri problemeve në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat