Ministri i Financave, Bedri Hamza ka pritur sot në takim ambasadorin austriak në Prishtinë Gernot Pfandler dhe udhëheqësen e Odës Ekonomike Austriake në Kosovë Vjosa Huruglica, ku kanë diskutuar në lidhje me zhvillimet e fundit në Ministrinë e Financave, si dhe në përgjithësi për fushën e financave në Kosovë.
Me këtë rast, ministri Hamza e njoftoi ambasadorin Pfandler për masat që ka marr Qeveria e Kosovës për ndryshimin e ligjeve për krijimin e kushteve më të mira në të bërit biznes, me theks të veçantë për sektorin e prodhimtarisë.
Ai gjithashtu e falënderoi ambasadorin austriak për mbështetjen e shtetit të Austrisë ndaj Kosovës, dhe shprehi gatishmërinë e tij si ministër i Financave për vazhdimin dhe thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndër institucional.
Ndërsa, ambasadori Pfandler shprehu gatishmërinë e tij dhe të shtetit austriak për mbështetjen edhe në të ardhmen të institucioneve të Kosovës në rritjen e bashkëpunimit në aspektin ekonomik dhe politik.