Publikohet Indeksi i Çmimeve të Prodhimit për tremujorin e dytë

Ekonomi

Publikohet Indeksi i Çmimeve të Prodhimit për tremujorin e dytë

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 19:45
Publikohet Indeksi i Çmimeve të Prodhimit për tremujorin e dytë

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë është më i lartë për 1.2% ndërmjet TM1 2018 dhe TM2 2018. Ngritje më të mëdha, sipas degëve të veprimtarive ekonomike, vërehen te: prodhimi i metaleve (8.6%); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (3.1%); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (2.1%); prodhimi i pijeve (2.0%); prodhimi i lëkurës dhe prodhimeve prej saj (1.6%); prodhimi i drurit dhe i prodhimeve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (1.5%); prodhimet e gomës dhe të plastikës (1.1%); prodhimet e fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (0.9%); dhe prodhimet kimike (0.1%).

Ngritja u neutralizua me rënien e çmimeve te: përpunimi i prodhimeve ushqimore (-1.2%); prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysmë-rimorkiove (-0.5%); prodhimi i pajisjeve elektrike (-0.4%); prodhimi i mobilieve (-0.3%); prodhimet minerale jo-metalike (-0.2%); dhe nxjerrja e xehes së metalit (-0.2%).

Ndërkaq, krahasuar TM2 2018 me TM2 2017, çmimet e prodhimit u ngritën në një mesatare prej 1.7%. Ngritje më të mëdha, sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: prodhimi i metaleve (26.1%); prodhimi i pajisjeve elektrike (11.8%); prodhimi i drurit, prodhimeve prej drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (6.8%); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t. (3.1%); prodhimet kimike (2.8%); prodhimet e fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (2.0%); prodhimet e gomës dhe të plastikës (1.8%); grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (0.8%); përpunimi i prodhimeve ushqimore (0.8%); prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysmë-rimorkiove (0.7%); prodhimet minerale jo-metalike (0.3%);  dhe prodhimi i letrës dhe prodhimet prej saj (0.2%).

Ngritja u neutralizua me rënien  e çmimeve te: prodhimi i pijeve (-1.7%); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (-1.5%); prodhimi i mobilieve (-0.6%); nxjerrja e xehes së metalit (-0.3%); dhe prodhimi i lëkurës dhe prodhimeve prej saj (-0.1%).

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat