Nis forumi i biznesit në Leposaviq, marrin pjesë mbi 100 biznesmenë

Ekonomi

Nis forumi i biznesit në Leposaviq, marrin pjesë mbi 100 biznesmenë

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 15:36
Leposaviq

Në kuadër të vizitës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq, sot në Leposaviq ka filluar një forum biznesi me më shumë se 100 biznesmenë nga Serbia qendrore dhe Kosova.

Forumi organizohet nga  e ashtuquajtura Zyra e Kosovës në sallën e sportit në Leposaviq, ku marrin pjesë kompani nga shoqatat profesionale të biznesmenëve nga Serbia qendrore, si dhe disa nga kompanitë më të mëdha vendase.

Aty po marrin pjesë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave së Serbisë Branislav Nedimoviq, kryetari i Dhomës Serbe të Tregtisë Marko Çadezh, zëvendëskryeministri i Kosovës, Dalibor Jevtiq dhe ministri i Kosovës për Bujqësi Nenad Rikallo.

Presidenti Vuçiq do t’iu adresohet pjesëmarrësve në mbylljen e këtij forumi  në ora 18.10.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat