OAK kërkon unifikimin e bizneseve për tejkalimin e sfidave

Ekonomi

OAK kërkon unifikimin e bizneseve për tejkalimin e sfidave

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 14:15
Takimi i Odës së Afarizmit të Kosovës me pronarin e Euro Panel, Ibrahim Konushevci

Bizneset duhet të unifikohen, pasi vetëm në këtë mënyrë do të tejkalohen sfidat me të cilat ato po përballen vazhdimisht.

Kështu u tha sot në takimin e Odës së Afarizmit të Kosovës me pronarin e Euro Panel, Ibrahim Konushevci, ku është biseduar lidhur me gjendjen e bizneseve nëp vend dhe sfidave me të cilat po përballen.

Konushevci theksoi që edhe biznesi i tij, si shumë biznese tjera në vendin tonë, problemin kryesor e kanë energjinë elektrike dhe ndaljet që vijnë pa paralajmërim.

Ai shtoi që ka pas raste kur brenda një dite të vetme të ketë deri katër herë ndërprerje të pa paralajmëruar të energjisë dhe se çdo ndërprerje i ka shkaktuar 300-400  euro humbje, kjo për shkak se lloji i punës është i tillë që çdo ndërprerje ndikon në prishjen e materialit.

Problem tjetër u konsiderua edhe maxigrafi, pasi që për çdo start biznesit i shkaktohen kosto shtesë. Parregullsi të mëdha u konsiderua të ketë edhe prej Doganës dhe ATK-së, ku sipas Konushevcit dy biznese po lirohen nga taksa doganore dhe ajo e TVSH-së me arsyetimin që janë prodhues, edhe pse dihet që ato thjesht importojnë panele të gatshme, thuhet në komunikatën për media.

Ai ka bërë të ditur se pavarësisht se ka reaguar ndaj këtij rasti, nuk ka marrë përgjigje pozitive nga inspektorët, duke e arsyetuar këtë vendim që këto biznese bëjnë gjysmë prodhim, edhe pse një gjë e tillë nuk ndodh në realitet.

Ndërsa, kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës Skënder Krasniqi premtoi që OAK do të bëjë çdo gjë nga ana e saj në mënyrë që rasti me ATK dhe Dogana të zgjidhet sa më shpejt.

Në fund të këtij takimi Konushevci shtoi që biznesi i tij do të jetë anëtar i OAK-së dhe se do të punojë që së bashku të krijojmë një ambient më të favorshëm për të bërit biznes në Kosovë.

Ndryshe, Euro Panel është biznes i ri, i cili bën prodhimin e paneleve izoluese të mbushura me poliuretan, e që ndryshe njihen si sandwich panele.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat