Problemi i miellit, Kosovë - Shqipëri

Ekonomi

Problemi i miellit, Kosovë - Shqipëri

Dr. Artan Haziri Nga Dr. Artan Haziri Më 10 shtator 2018 Në ora: 22:14
Foto ilustrim

Autoritetet në Shqipëri së fundi kanë bllokuar 30 tonë miell gruri të ardhur nga Kosova. Bllokimi thuhet se është bërë në kuadër të masave të përforcuara për sigurinë e cilësinë ushqimore, të produkteve që importohen.

Mirëpo nuk  është hera e parë që Shqipëria e bllokon miellin e Kosovës.

Mielli i Kosovës  bllokohet  në Shqiperi me qëllim që të mos kenë konkurrencë në tregun e tyre nga Kosova.

Kjo nuk është e drejtë  dhe e cënon edhe më shumë tregtin në mes të dy vendeve.

Duhet të kërkohet mbledhje e dy ministrive respektive dhe të diskutohen keto probleme. Nese i bllokojnë  ata produktet e Kosovës, edhe ne duhet të veprojme njejtë, sepse nuk është vetëm mielli që pengohet.

Edhe pse e kemi marreveshjen CEFTA - se, kjo nuk respektohet nga Shqipëria.

Nuk duhet harruar Shqiperia, se vetëm deri dje ( gjate 3 muajve te fundit në Shqiperi) jane deklaruar gjysmë miliardë euro  të hyra nga turistët) . Shumica  e ketyre të hyrave janë nga Kosovarët. Duhet një herë të rregullohet ky problem dhe kjo temë mos të diskutohet më. Edhe ne duhet ti shtojmë inspektoret dhe të mos kemi produkte të dyshimta. Sa më shumë që i kontrollojmë produktet, aqë më serioz jemi para të tjerëve dhe jemi më të fuqishëm në mardhenjet nderkombëtare. Ne kështu bëhemi konkurent pastaj edhe në vendet e rajonit e edhe më gjërë.

Duhet edhe në Kosovë  të kontrollohet importi i miellit , që mos të na ofrohet  mielli i cilësis së ulët.

Duhet të rriten kontrollet dhe përfundimishte të dihet qfare po na ofrohet në tregun tonë. Ne , nëse nuk kemi mundësi teknike të jemi konkurent për mish, për miell i kemi mundësit. Duhet ti shfrytëzojme kapacitetet që i kemi , në mamksimum.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat