Si të kemi zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në Kosovë

Ekonomi

Si të kemi zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në Kosovë

Nga: Dr. Artan Haziri Më: 11 shtator 2018 Në ora: 21:08
Dr. Artan Haziri

Kosova vazhdon me një papunësi të madhe dhe norma të vogla të zhvillimit ekonomike. Derisa nuk kemi rritje ekonomike dy shifrore, nuk do të ndryshoje kjo gjendje e rëndë ekonomike.

Problemi  kryesore me të cilën përballet Kosova sot, është shqetësimi se si te krijohet një zhvillim i qëndrueshëm ekonomik, që do të krijonte më shumë mundësi dhe vende pune më kualitative për popullatën e saj në rritje, dhe me përqindje  të lartë të rinisë.

Pra rritja ekonomike e Kosovës deri tani është bazuar në masë të madhe në investimet publike dhe disponimin e burimeve të jashtme financiare, në veçanti mbështetja nga donatorët dhe remitancat. Ky model nuk duket të jetë i qëndrueshëm për periudha afatgjata, duke sjellë nevojën e një alternative më afatgjate. Investimet të cilat kanë filluar të krijohen në sektorin privat, janë më shumë premtues që do të përshpejtojnë rritjen ekonomike dhe mundësitë për punësim, por që ndikohet shumë nga pengesat në zhvillimin infrastrukturor, veçanërisht në furnizimin stabil me energji elektrike. Tejkalimi i këtyre problemeve, kërkon strategji të mirëfilltë nga qeveria për krijimin e një klime mikpritëse për investitorë, krijimin e vendeve të punës, dhe përmirësimin e standardit jetësor.

Pra qëllimi duhet të jetë përshpejtimi i rritjes ekonomike dhe krijimi i vendeve të punës, vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet makro-stabilitetit, zhvillimit infrastrukturor (në veçanti furnizimit me energji elektrike), përmirësimi i mjedisit te të bërit biznes, qeverisje me të mirë dhe investime ne bujqësi dhe në kapitalin njerëzor (shkollim, aftësim, etj).

Krijimi i vendeve të punës përmes zhvillimit te bujqësisë

Për të adresuar kufizimet e pranishme në mjedisin e biznesit që ndikojnë të gjithë sektorët e ekonomisë, vëmendje e veçantë duhet t'i kushtohet adresimin e çështjeve në bujqësi, duke pasur parasysh potencialin e saj të lartë në zhvillimin ekonomik të vendit, si dhe mundësinë e krijimit të shumë vendeve stabile të punës.

Kosova ka tokë bujqësore shumë cilësore, dhe në të kaluarën ka siguruar në masë të madhe ushqimin e vet nga bujqësia. Tani, ky sektor kontribuon në rreth 12 % te GDP-së dhe është sektori me më së shumti të punësuar ne Kosovën e pasluftës, duke arritur deri në 35%  në punësimin total. Me numër të bollshëm të punëtorëve, Kosova ka potencial konkurrues në sektorin e hortikulturës, p.sh. në kultivimin e pemëve dhe perimeve si dhe në sektorin e blegtorisë, pasi qe kërkesa e brendshme për hortikulture dhe blegtori po rritet, me rritjen e fuqisë blerëse.

Gjate dekadës së fundit ( pas pavaresis ) , kërkesat për peme dhe perime të cilësisë së lartë është rritur më shumë se për çdo kategori tjetër të ushqimeve. Sidoqoftë, përderisa ka potencial shumë të madh për rritje dhe zgjerim te produktivitetit ne agrikulturë, ky sektor po përballet me shume sfida të cilat po ja zbehin fuqinë konkurruese dhe e ndalin nga arritja e potencialeve të plota.

Strukturat e fermave jo adekuate, makineria dhe mjetet e punës të vjetruara, dhe praktikat jo bashkëkohore të menaxhimit të fermave, përdorimi jo optimal i inputeve, infrastruktura e dobët rurale, qasja e limituar ne kredi dhe kapital investues, të gjitha këto janë faktor pengues të zhvillimit. Bujqit e Kosovës janë ne disavantazh edhe nga produktet e importuara nga vendet fqinje dhe BE-se, pasi qe bujqit e këtyre vendeve marrin subvencione nga shtetet e tyre për eksport dhe prodhim. Qeveria, posaçërisht MBPZHR-ja duhet te ketë strategji zhvillimore për zhvillimin e këtij sektori te rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe krijimit të vendeve te reja të punës. Te zhvillohet plan afatgjatë i zhvillimit te qëndrueshëm te bujqësisë, pastaj subvencionimi, lehtësimet doganore për bujqit, subvencionimi i naftës, ofrimi i trajnimeve profesionale për kulturat e kultivuara ose për gjedhet qe mbajnë. Sigurimi i konkurrencës se barabarte dhe ofrimi i lehtësimeve ne eksport.Vlene të theksohet komuna  e Vushtrris, e cila po ju ndihmon bizneseve ,duke ju paguar pjesen e interesit  biznesit. Ato po e paguajne vetëm pjesen e borgjit.

Krijimi i vendeve te punës përmes  formimit dhe zhvillimit të ndërmarrjeve

Deficiti tregtar i Kosovës vitet e fundit nuk ka ndryshuar shumë, dhe kjo është një ndër faktorët që ndikon më së shumti negativisht në mos zhvillimin e ekonomisë, pasi që paraja prapëseprapë del nga Kosova, në vend se të rikthehet në prodhim ne vend. Shumica e ndërmarrjeve në Kosovë, ofrojnë mallra dhe shërbime ,që në masë të madhe prodhohen jashtë vendit. Mungesa e klimës së përshtatshme për investime, deri tani ka ndikuar në mos ardhjen e ndonjë investitori të madh në Kosovë . Mungesa e infrastrukturës, mungesa e sigurisë për investitorët potencial, korrupsioni dhe mungesa e pakove stimuluese lehtësime tatimore për një periudhë të caktuar për bizneset e reja, lehtësime në dogana, lirim nga dogana për lendet e para, etj. Krijimi i zonave të lira ekonomike, ku investitorët do të merrnin token në shfrytëzim pa pagese, për ndërtimin e fabrikave dhe ofrimi i garancive shtetërore për investitorët e huaj do te mund te ishin arsye shtesë që te investohet ne Kosovë. Shfrytëzimi i mundësisë qe mërgimtaret, kapitalin e tyre ta investojnë ne Kosovë, si dhe ata të cilët janë ndërmarrës në vendet ku jetojnë dhe veprojnë, të shfrytëzohet  përvoja e tyre në biznes. Kjo do të ndikonte dukshëm në rritjen ekonomike dhe zbutjen e papunësisë, ngase remitancat e bashkatdhetarëve , ne masën me te madhe shkojnë në konsum, e që i bie që dalin nga vendi prapë.

Krijimi i vendeve të punës përmes zhvillimit te turizmit

Si katalizator i zhvillimit ekonomik dhe krijimit te vendeve të reja të punës, potencial të madh ka edhe zhvillimi i turizmit. Edhe pse shume njerëz turizmin e lidhin me shume me vende bregdetare, Kosova ofron mundësi te mira për zhvillim te këtij sektori. Mirëpo edhe turizmi si shume sektorë tjerë ne Kosovë, ka nevojë për investime dhe rehabilitim, pasi qe nuk është bërë ndonjë investim i dukshëm kapital në këtë drejtim. Mungesa e infrastrukturës, asaj rrugore, pastaj pajisjeve për turizëm dimëror (skilift,etj), ndikojnë në ngecjen e zhvillimit te duhur.

Mundësitë e zhvillimit të turizmit, si ne Gryken e Rugoves, në Dragash, pastaj Bjeshkët e Nemuna, qyteti i vjetër i Prizrenit e deri te turizmi urban ne Prishtinë. Gryka e Rugoves, me bukuritë e saje natyrore, e qe edhe u shpërblye me çmim si “World Touristic Destination” (Destinacioni Turistik Botëror), nëse do te kishte investime me te shumta do te kishte ndikim ne uljen e numrit te të papunëve. Përfitime do te kishin edhe qytetet përreth ,Peja qe është afër Grykës se Rugoves, rreth Bjeshkëve te Nemuna qyteti i Deçanit, Junikut  e deri ne Gjakovë. Krijimi i nje strategjie për  zhvillimin e këtij sektori, me investime infrastrukturore, partneritete publiko – private, marketingu ne media te huaja, prezantimi ne panaire të turizmit neper bote. Në këtë drejtim mund të përdoret edhe fuqia e mërgatës shqiptare neper botë, qoftë si vizitorë, apo edhe investor potencial, por edhe si prezantues te këtyre destinacioneve në vendet ku jetojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat