Oda Ekonomike e Kosovës e gatshme pët të përkrahur prodhuesit vendor

Ekonomi

Oda Ekonomike e Kosovës e gatshme pët të përkrahur prodhuesit vendor

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 13:04
Oda Ekonomike e Kosovës

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, z. Berat Rukiqi me bashkëpuntor ishte për vizitë në kompanitë “Ciao Berto”, “Binni”, “Emona”, “Albed” dhe së fundmi u takua edhe me kryetarin e komunës së Vushtrrisë z. Xhafer Tahiri.

Gjatë kësaj vizite, kryetari Rukiqi u shpreh i kënaqur me potencialin e sektorit privat dhe njëkohësisht u bisedua për barrierat  kryesore me të cilat ballafaqohen kompanitë në Kosovë. Disa nga problemet që u potencuan më së shumti janë problemi i furnizimit me energjinë elektrike, përqindja e lartë e informalitetit  dhe mungesa e fuqisë puntore të kualifikuar.

Kryetari z.Rukiqi theksoi se Oda Ekonomike e Kosovës është gjithmonë e gatshme në përkrahje të prodhuesëve vendor për lehtësimin e këtyre problemeve dhe krijimin e mundësive të reja për shtrirjen e eksportit të bizneseve kosovare në tregjet ndërkombëtare.

Po ashtu gjatë vizitave kryetari z. Rukiqi shtoi se sektori privat paraqet rolin kryesor në rritjen e punësimit dhe përmirësimin e imazhit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat