Rënja e numrit të të punësuarve në Kosovë nga viti në vit

Ekonomi

Rënja e numrit të të punësuarve në Kosovë nga viti në vit

Dr. Artan Haziri Nga Dr. Artan Haziri Më 18 shtator 2018 Në ora: 23:14
Foto ilustrim

Kosova vazhdon rënjen ekonomike nga viti në vit. Asnjë e dhënë nuk tregon se jemi duke tentuar nga zhvillimi ekonomik.

Kosova vazhdon zhvillimin ekonomike pa një strategji afatgjatë.

Politikat ekonomike janë ditore dhe të orientuara nga plotësimi i kërkesave të ngushta partiake e jo shtetërore.

Duhet edhe profesorat e ekonomis, që  janë në akademin e shkencave të Kosovës në bashkëpunim me qeverin, të hartojne një strategji afatgjate të zhvillimit ekonomik.

Të dhënat e të punësuarve të vitit 2017 dhe ato deri me 30.06.2018,  tregojn  rënje të të punësuarve gati në të gjithë sektorët.

Kjo është shqetësuese sidomos në fushen e prodhimit dhe bujqësis.

Numri i të punësuarve nëpër sektorë:

Ndërtimtari  2017              (  46600   )   
Ndërtimtari  30.06.2018    (40000)
Prodhim         2017             ( 47500 )      
Prodhim        30.06.2018    ( 32900)
 Bujqësi        2017               ( 15900  )    
Bujqësi     30.06.2018            ( 10800)
Tregti            2017               ( 52800  )            
Tregti     30.06. 2018             (58000)

Është interesant fakti që shteti Maqedon , është në një situatë krejt  ndryshe , kur e shikojme buxhetin, punësimin, eksportin, etj.

Buxheti i Kosovës i vitit 2017 ishte 2 miliard euro, ndërsa i Maqedonis rreth 4 miliard.

Bruto produkti vendor në Kosovë rreth 6 miliarde ndërsa Maqedonia mbi 10 miliard.

Të dhënat më të  dhimshme janë  ato të eksportit, ku Kosova  kishte diku rreth 400 milion eksport , ndërsa Maqedonia rreth 5 miliard euro eksport.

Numri i të punesuarve është dukshem me.i lartë se në Kosovë .

Ndërsa numri i popullësis është  afërsisht i njejtë ,  me një dallim të vogel.

Ku është problemi?

Mendoj problemi është te politikat shtetërore për nxitjen e prodhimit. Kur ke prodhim , ke edhe qka me eksportu, ndryshe jemi duke u marre vetëm me tregti e cila nuk është e mjaftueshme per tu zhvilluar ekonomikisht.

Kemi nevoje për hartimin e politikave nxitëse për investime edhe shtimin e prodhimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat