Shënon rritje tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit

Ekonomi

Shënon rritje tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 16:40
ASK

Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit në dyqane të specializuara ka shënuar rritjen më të madhe në tremujorin e dytë të këtij viti në krahasim me tremujorin e parë të këtij viti me 11.9 për qind.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) mbi tregtinë me pakicë për tremujorin e dytë 2018, tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara ka shënuar rritje për 10.5%, tregtia me pakicë e mallrave të tjera në dyqane të specializuara për 9.8%, tregtia me pakicë e karburantit për automjete në dyqane të specializuara me 9.0 për qind, etj.

Gjatë këtij tremujori rënie ka shënuar vetëm tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit në dyqane të specializuara me -11.4%.

Krahasuar tremujorin e dytë 2018 me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, rritje kanë shënuar tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit në dyqane të specializuara me 40.5%, tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje 33.7%, tregtia me pakicë e karburantit për automjete në dyqane të specializuara 29.6%, etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat