Qeverisë i dorëzohet “White Book’ për barrierat e investitorëve të huaj

Ekonomi

Qeverisë i dorëzohet “White Book’ për barrierat e investitorëve të huaj

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 07:20
Parku i Biznesit në Drenas

Mbahet sot Konferenca e Nivelit të Lartë e organizuar nga Këshilli i Investitorëve Evropianë(KIE) në bashkëpunim me Zyren e Bashkimit Evropian në Kosovë(BE) dhe Bankën Evropiane për Rindertim dhe Zhvillim(BERZH): Drejt një klime miqësore të biznesit dhe investimeve në Kosovë, “White Book 2018”.

Për herë të parë në Kosovë do të publikohet dokumenti më i rëndësishëm për sektorin privat i quajtur “White Book 2018”.

Ky dokument i cili do t`i dorëzohet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe institucioneve relevante identifikon barrierat biznesore me të cilat investitorët ballafaqohen në baza ditore në Kosovë.

Për më shumë ky dokument ofron edhe rekomandime konkrete për eliminimin e barrierave në harmoni me praktikat dhe direktivat Evropiane.

Në këtë konferencë do të flasin: Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së në Kosovë dhe Ramush Haradinaj, Kryeministër i Republikës së Kosovës.

Folësit në panelin e parë:

Bedri Hamza, Ministër i Financave në Republikën e Kosovës

Neil Taylor, Shef i BERZH në Kosovë

Ruud Vermeulen, Shef i FMN në Kosovë

Robert Wright, Kryeshef i Raiffaisen Bank dhe anëtarë i KIE

Folësit në panelin e dytë:

Valon Prestreshi, Kryetar i Autoritetit Kosovar i Konkurrencës

Biljana Scekic, Shefe Rajonale e BERZH

Robert Erzin, President i KIE, dhe Kryeshef i IPKO

Visar Ramajli,  Kryeshef i KIVO dhe anëtarë i KIE

Blerta Qerimi, Specialiste në Sektorin Privat e Bankës Botërore në Kosovë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat