Cilat janë arsyet e migrimit nga fshati në qytet

Ekonomi

Cilat janë arsyet e migrimit nga fshati në qytet

Nga: Dr. Artan Haziri Më: 5 tetor 2018 Në ora: 10:45
Dr. Artan Haziri

Qytetarët tonë, nga paslufta kanë migru nga fshati në qyetet. Kjo ndodhi nga të gjitha rajonet e Kosovës.

Më së shumti është  pikë e referemiit për të gjithë Prishtina.

Por a ka kapcitete Prishtina për të gjithë?

Jo, nuk ka infrastruktur për tërë këtë numër të madhë të popullësis.

Cilat janë arsyet e një  lëvizje kaq të madhe nga fshati në qytet?

1. Më afer edukimit ( shkollimit ),
2. Mundësia  më e madhe për  gjetjen e një vendi të punës ,
3. Qendrat mjekësore më afër,
4. Qendrat kulturore më afër ,
5. Nuk dëshirojne të  punojnë  në fshat ( me arsyetimin se nuk kanë  fitim ).

Duhet të  krijojm  kulturë  të punës , e sidomos në  fshat. Këtë  mundemi ta bëjm me ose pa  përkrahjen e shtetit . Sot shumë fshatra janë mbetur të  pabanuara .
Ne nuk mundemi të prodhojmë teknologji, makina, telefona, por ne i kemi të gjitha mundësit që produktet bujqësore ti prodhojme dhe të kemi edhe për eksport.

Qeveria duhet ti stimulojë  bujqit që punojnë token ( ata që kanë mbetur në fshat ), ndërsa atyre që nuk e punojnë të ju ngarkojë  një taksë  fikse mujore.

Është tejet e papranueshme që të braktisin fshatin , i cili ka një begati të madhe natyrore dhe mundësi për zhvillimin e bujqësisi e të shkojnë  në qytete pa asnjë  profesion. 

Qyteti, të  gjithë keta qytetarë  bënë pasiv  dhe me kalimin e kohes , disa po kthehen në vendin e lindjes ose po ikin jasht Kosovës .

Ndërsa arsyet pse rinia po migron janë të shumta.

Rinia  e Kosovës  po  migrojn për shkak të shtetit të menaxhuar keq,  humbjes së shpresës dhe mungesës së perspektives per nje jete me te mire.

Të rinjtë nuk po shohin asnjë perspektiv , po ndeshen me probleme të cilat janë të vështira për t’u zgjidhur dhe i vetmi opsion që po iu mbetet është që të marrin rrugën e mërgimit.

Niveli i papunesis tek të rinjet është i  lartë në të gjitha vendet e rajonit.

Nivelin më të lartë të papunësisë tek rinia e ka Kosova me mbi 65 %, pastaj vjen Bosnjë-Herzegovina me 57,5%, e ndjekur nga Maqedonia me 50,8%, Serbia me 49,5 %, Shqipëria me 26.4% .

 Në këto kushte të papunësisë, të mungesës së mundësive financiare për të jetuar në mënyrë të pavarur nga prindërit, rinia e Ballkanit Perëndimor po largohet nga rajoni, gjë që ka pasoja të rënda në përpjekjet e vendeve të rajonit për të përshpejtuar ritmet e zhvillimit ekonomik dhe afrimin me BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat