Dogana e Kosovës ka bërë me dije se gjatë nëntë muajve të këtij viti ka mbledhur 837 milionë euro.
“Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017 paraqitet një rritje prej 3.13% apo rreth 25.5 milionë euro më shumë”, thuhet në njoftimin e Doganës.
“Ndikim në të hyrat e grumbulluara nga Dogana gjatë kësaj periudhe ka pasur edhe MSA, pakoja fiskale qe i referohet lirimet nga taksat në import për prodhuesit si dhe importi i veturave të përdoruara”.
“Sa i përket lirimeve sipas MSA duhet theksuar se ndikimi në të hyra nga MSA përgjatë kësaj periudhe është rreth 33 milionë euro, ndërsa ndikimi në të hyra i pakos fiskale që i referohen prodhuesve përgjatë periudhës raportuese është rreth 56 milionë euro”.