Ndryshimi i pagave në sektorin privat

Ekonomi

Ndryshimi i pagave në sektorin privat

Dr. Artan Haziri Nga Dr. Artan Haziri Më 5 tetor 2018 Në ora: 23:54
Foto ilustrim

Bizneset kanë presion se do mbesin pa punëtor dhe ka fillu ndryshimi i politikave të brendshme. Rreziku për punëtor, sjellë  në mënyre indirekte presionin e pagave.

A do vazhdojë ky presion në cdo sektor?

Në ndërtimtari veq ka fillu ngritjave  e pagave dhe problemet për gjetjen e punëtorëve.

Deri para pak muajve ky sektor kishte paga mesatare shumë të ulëta dhe punë edhe pas orarit të punës. Tani kjo po ndryshon cdo dite e më shumë.

Pozita e punës në financa ose kontabilitet filloi të kete më shumë rëndësi, nga presioni për mbetje pa punëtore. 

Në sektorin e ndërtimtaris, ka fillu më heret rritja e pagave për punëtorët.

Tani e kanë radhen edhe inxhinieret e ndërtimtaris, të bëjnë presion për rritje të pagave.

Si pasojë e kësaj ky sektor filloi me ngritjen e pagave , që  punëtoret ti ruajn e të mos ka probleme.

Ky presion do vazhdojë edhe në sektorët tjerë, shumë shpejte.

Sektorët që do të preken shumë shpejte, besoj se do jenë sektori i marketeve, kompanite e sigurimeve etj.

Shumë sektor paguajne pak dhe marrin pak kontribut nga punëtoret. E kam fjalën, punëtoret pa përvoje më shumë krijojnë shpenzime se sa që  kontribuojn për biznesin. E kjo tani do ndryshojë nga ana e bizneseve.

 Do marrin punëtor me përvoje dhe do japin paga, dukshëm më të larta se deri tani.

 Tani do rritet kërkesa (angazhimi ) nga punëtori dhe njëkohësisht edhe ngritja e pagave.

Nuk do rrezikojnë me provu punëtore, por do i paguajnë dhe do i trajtojnë më mirëpo se deri tani.

Ndërsa i rrezikuar do jet edhe  tregu i banesave. Në një periudhe do bie shitja e banesave. Arsyet janë  që kjo rini që  po largohen nga Kosova, shpresojnë të rregullojnë statusin e tyre jasht shtetit e pastaj në një kohë të ardhme, mund të kthehen si blerës. Mirëpo, duhet të ndryshojm shumë, që të kthehet besimi te populli. 

Rast për kthimin e besimit, është përgjegjësia për të gjithë. Një rast në Norvegji, polici e dënon veten, si shkak i shkeljes së ligjit. 

Kur do vie kjo gjendje, që secili politikan të jep përgjegjësi për punët që i bënë.

Shpresojmë se edhe ne të shohim raste të ngjajshme...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat