Rënia e Bitcoinit iu shkaktoi humbje edhe shtetasve të Kosovës

Ekonomi

Rënia e Bitcoinit iu shkaktoi humbje edhe shtetasve të Kosovës

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 15:28
Ilustrim

Rënia e çmimit të Bitcoin ka bërë që të ulet dukshëm numri i të interesuarve për të investuar në këtë kryptovalutë. Përderisa në dhjetor të vitit të kaluar çmimi e saj ishte 16 mijë euro, tani vlera e bitcoin ka rënë në rreth 5 mijë e 700 euro. E ndonëse ka më shumë se dy vite që prej kur kosovarët kanë filluar të investojnë në këtë industri, ende nuk dihet numri i atyre që kanë investuar në bitcoin. Nga inxhinierët, investimi në kryptovaluta po vlerësohet si i rrezikshëm, pasi që siç thonë tregu është shumë i lëvizshëm.

Shumë prej kosovarëve që investuan në monedhën digjitale Bitcoin, u zhgënjyen në fund. Rënia e çmimit të kësaj kryptovalute, ua humbi gjithë shpresat se do të mund të fitojnë diçka.

Gjithë paratë që investuan në bitcoin, u shkuan dëm.

Por, edhe pas rënies së çmimit, disa prej tyre nuk hoqën dorë dhe vazhduan të investonin.

I tillë është rasti i Ardian Alajt, përfaqësuesit të kompanisë ‘Albvision’, kompani kjo që e solli ATM-në e parë në Kosovë. Edhe pse thotë se numri i të interesuarve për Bitcoin nuk është rritur që nga marsi, kur ra çmimi i kësaj kryptovalute.

Alaj ka thënë se ka rënie të dukshme të të interesuarve.

Deklaron se vlera e tanishme e bitcoin është 5 mijë e 690 euro, apo 6,520 dollarë.

“Numri i të interesuarave nuk është rritur, përkundrazi ka rënie  të dukshme. Pas një euforie, duke filluar nga muaji Mars 2018 kur çmimi ka rënë, bashkë me të ka rënë dukshëm edhe interesimi. Lëvizjet e çmimit të kryptovalutave natyrisht se kanë ndikuar dukshëm në mbarë botë”, thotë Alaj.

E për numrin e personave që kanë investuar ndonëse nuk jep shifra, thotë se ka qenë jashtëzakonisht i madh që nga qershori i 2017-ës. Derisa shton se të interesuarit janë të të gjitha grupmoshave.

“Në këtë industri nuk ka grup moshë të caktuar, investitorët janë të moshave të ndryshme nga 16 deri ne moshën 60 vjeç te cilët na vizitojnë dhe vendosin te investojnë qoftë në  Bitcoin apo edhe në kriptovaluta të”, ka thënë Alaj.

Alaj tregon se veprimtaria e tyre është zgjeruar. Thotë se përveç në Prishtinë, kompania e tyre operon edhe në Tiranë dhe shtete tjera me gamën e njejtë të shërbimeve.

Por, edhe pse kanë kaluar më shumë se një vit prej kur kanë filluar të operojnë në treg, ata nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje me bankat në vend. Veprimtaria e tyre thonë se nuk është mirëpritur as nga institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë.

“Sa i përket sektorit Bankar tashmë dihet se bankat ne Kosovë jo vetëm që nuk e përkrahin por nëse pranohet ndonjë transaksion nga ndonjë kompani që ndërlidhet me Kriptovaluta shkaktojnë edhe probleme me bllokimin e transaksionit dhe kërkohen ifnormacione shtesë si dëshmi për të lejuar hyrjet që ndërlidhem me tregëtimin e tyre, të cilat natyrisht se do të reflektojnë negativisht në zhvillimin dhe avancimin e kësaj industrie”, tha Alaj.

E njohësi i kryptovalutave, Ermal Sadiku thotë se rënia e interesimit për të investuar në Bitcoin është për shkak të çmimit, dhe jo vetëm.

Sadiku thotë se arsye të tjera pse ka rënë vlera e Bitcoin është edhe bllokada për reklama nga Google dhe Facebook, si dhe bllokada nga qeveritë e mëdha.

“Disa nga arsyet janë - Bllokada për reklama që e ka bo Google dhe Facebook duke i targetu sidomos ICO-të , Restrikcione / bllokada nga qeveritëe mëdha (US, Kine. Indi) dhe shitja e crytpovalutave të bllokuara nga MtGox, që ti kthej borgjet”, ka thënë Sadiku për Express.

Sipas Sadikut, investimi në Bitcoin është i rrezikshëm, pasi që siç thotë kjo është një industri e re dhe tregu lëviz shpejt dhe është shumë i ndjeshëm.

Ndërsa, sa i përket asaj se sa është investuar në Kosovë në kryptovaluta, ai thotë se këtë nuk e di askush.

“Po është investim i rrezikshëm sepse është industri e re dhe tregu është shumë "volatile" shumë i ndishëm dhe lëviz shpejt. Sa është investu në Kosovw nuk e di askush sepse shumica e investimit ka qenë në të zezën, me pare të zeza”, ka thënë Sadiku.

Ndryshe, Bitcoin është një rrjet qe mundëson një sistem të ri të pagesave dhe është para tërësisht digjitale. Ai është rrjeti i parë i decentralizuar i rrjetit të pagesave ‘peer-to-peer’ që është e kontrolluar nga përdoruesit e saj dhe jo nga ndonjë autoritet qendror apo ndërmjetësues.

Bitcoins nuk janë të lidhura me ndonjë valute reale, ndërsa kursi i këmbimit përcaktohet nga oferta dhe kërkesa në treg.

Sipas Bankës Qendrore Evropiane, rregullimi i sektorit financiar nuk është i zbatueshëm, sepse Bitcoin nuk përfshin akteret tradicional financiar.

Bitcoin është jo legal vetëm në dy vende: Vietnam, ku tregtimi me Bitcoins ose valuta tjera elektronike është i ndaluar me ligj dhe në Islandë, ku Banka Qendrore e vendit ka ndaluar përdorimin e Bitcoins për të kufizuar rrjedhjen e parasë jashtë vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat