Pagat në Kosovë dhe arsyet pse bizneset nuk po gjejnë punëtor

Ekonomi

Pagat në Kosovë dhe arsyet pse bizneset nuk po gjejnë punëtor

Dr. Artan Haziri Nga Dr. Artan Haziri Më 8 tetor 2018 Në ora: 07:34
Foto ilustrim

Pagat në sektorin publik janë dukshëm më të larta se në sektorin privat. Sektori publik është i kufizuar dhe nuk duhet të rritet numri i të punësuarve në këtë sektor, por përformanca e atyre ekzistues.

Ndërsa sektori privat duhet të jetë bartës i zhvillimit të qendrueshëm ekonomik.

Sektori privat në Kosovë është i pasigurt dhe me paga dukshëm më të ulëta.

Interesimi për punësim është më shumë në sektorin publik, e  jo shumë në sektorin privat.

Paradoks është  fakti se sektori privat po ka probleme në kohen e fundit, me gjetjen e punëtorëve, e në anën tjetër papunësia është mbi 33 %.

Në sektorin publik, paga bruto mesatare është 525 euro, ndërsa në sektorin privat është 371 euro.

Në bazë të statistikave të BSPK-së, mbi 300 mijë qytetarë janë të punësuar në sektorin privat dhe kjo e vërteton atë se sektori privat e mbush buxhetin  e shtetit, kurse shpërblehen shumë më pak.

Kurse në sektorin publik janë të punësuar mbi 82 mijë veta dhe shperblehen më shumë.

Diferenca në mes te pagave do zvogëlohet shumë shpejte, por prap bizneset do të kenë probleme.

Bizneset në sektor të ndryshëm në Kosovë flasin për mungesë të madhe të punëtorëve. Shumë prej tyre thonë se po detyrohen që të kërkojnë punëtorë nga vendet fqinje, pasi që nuk arrijnë që të gjejnë punëtorë në vend.

Në sektorin privat punojne me orar të gjatë dhe me pagë më të ulët, po ashtu nuk ke kurrfarë sigurie, ata mund të të largojnë kur të duan nga puna. Ne sektorin publik kjo nuk ndodh, aty respektohen të drejtat e punëtorëve, thotë ai.

Ka mungese të kontratave të punës , por edhe në ato raste ku ka kontratë , ajo nuk respektohet.

Pse po ndodhë që bizneset kanë probleme me gjetjen e punëtorëve?

A) deri tani paga e ulët,

B) po përdorin rrugë për të migruar,

C) të ardhurat nga diaspora,

D) jeta me vështirësi, por me krenari,

E) paga nuk po e arsyeton punën ,

Ë) orari i gjatë dhe jo i diskutueshëm

G) pasiguri në punë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat