Nënshkruhet marrëveshje mes Ministrisë së Financave të Kosovës dhe Emirateve

Ekonomi

Nënshkruhet marrëveshje mes Ministrisë së Financave të Kosovës dhe Emirateve

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 12:18
Bedri Hamza ka zhvilluar sot takimin bilateral në Abu Dhabi me ministrin e Shtetit për Çështje Financiare Obaid bin Humaid Al Tayer

Ministri i Ekonomisë Bedri Hamza ka zhvilluar sot takimin bilateral në Abu Dhabi me ministrin e Shtetit për Çështje Financiare Obaid bin Humaid Al Tayer, me ç'rast ka nënshkruar edhe një marrëveshje të bashkëpunimit ndërmjet Ministrive të Financave të dy vendeve.

Gjatë takimit Hamza falënderoi Emiratet e Bashkuara Arabe për ndihmën e dhënë popullit të Kosovës, që nga paslufta e deri më sot.

Me këtë rast u diskutua lidhur me mundësitë e investimit që ofron Kosova. Ministri Hamza e njoftoi ministrin Al Tayer për potencialin që ka Kosova si dhe ambientin ligjor shumë të favorshëm për investime.

Ministri Al Tayer përgëzoi ministrin Hamza për punën e bërë që dëshmon se Kosova ka stabilitet Makro-fiskal, borxh të ulët shtetëror, mbajtjen e një sistemi tatimor të ulët, të gjitha këto e bëjnë Kosovën një shtet të favorshëm për investime. Po ashtu delegacioni u njoftua për mundësitë e përfitimit nga projektet e ndryshme.

Dy ministrat u dakorduan për thellim të bashkëpunimit dhe shprehën gatishmërinë për organizim të vizitave të përbashkëta ekonomike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat