Muller: BB e gatshme t’i përgjigjet kërkesave të Kosovës

Ekonomi

Muller: BB e gatshme t’i përgjigjet kërkesave të Kosovës

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 10:00
Pamje nga takimi

Zëvendëspresidentin e Bankës Botërore, Cyril Muller ka deklaruar se me këtë trend makrofiskal të Kosovës, Banka Botërore është e gatshme t’i përgjigjet kërkesave të Kosovës për mbështetje të mëtutjeshme në fushat e identifikuara.

Këto komente ai i bëri gjatë takimit me ministrin e Financave, Bedri Hamza, gjatë vizitës së tij në takimet e rregullta vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.

Ministri Hamza e informoi Muller për zhvillimet pozitive në Kosovë me theks të veçantë në fushën e ekonomisë dhe financave, për trendin e të hyrave, deficitin, borxhin publik, si dhe me procesin e përgatitjes së buxhetit 2019.

Ministri po ashtu e njoftoj zëvendëspresidentin e Bankës Botërore, Cyril Muller për një dinamizëm të ri të implementimit të  cilin e ka zhvilluar Ministria e Financave, sa i përket marrëveshjeve që Banka Botërore i ka lidhur në të kaluarën me shtetin e Kosovës, si dhe me marrëveshjet e reja të cilat këtë vit në emër të shtetit të Kosovës i ka nënshkruar Ministria e Financave që në afatin më të shkurtë të mundshëm janë ratifikuar në institucionet vendore.

“Pa dyshim këto projekte do të ndihmojnë zhvillimin tonë ekonomik dhe do të ndikojnë në mirëqenien sociale të çdo qytetari në Kosovë. Po ashtu, ministri u shpreh që ka vullnetin dhe është i gatshëm të hyjë në projekte të reja të cilat do ta ndihmojnë Kosovën në të bërit biznes, siç është projekti Lehtësimi i Tregtisë dhe Transportit Rajonal, i cili do të fillojë këtë fazë me Maqedoninë dhe Shqipërinë, Kosova është e gatshme që t’i bashkëngjitet këtij projekti”, thuhet në komunikatën e MF-së.

Zëvendëspresidenti i Bankës Botërore, Cyril Muller falënderoj ministrin Hamza për takimin dhe e përgëzoi për një trend kaq të mirë makrofiskal që ka Kosova.

“Bashkëpunimi gjithmonë ka qenë i shkëlqyeshëm me Kosovën dhe jam i lumtur që edhe në mandatin tuaj ky bashkëpunim vetëm sa po thellohet”, u shpreh Muller.

Ai po ashtu përgëzoj për organizimin e ri të punës në Ministri të Financave, që i keni dhënë një dinamizëm të ri të implementimit të marrëveshjeve, kjo jo vetëm që ndihmon në implementimin në kohe të marrëveshjeve në fuqi por edhe na motivon dhe jep forcë që të hyjmë në marrëveshje të reja me Kosovën.

Cyril Muller u shpreh se me këtë trend makrofiskal të Kosovës, Banka Botërore është e gatshme t’i përgjigjet kërkesave të Kosovës për mbështetje të mëtutjeshme në fushat e identifikuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat