Lluka thotë se së shpejti do të ndalohet nxjerrja ilegale e thëngjillit

Ekonomi

Lluka thotë se së shpejti do të ndalohet nxjerrja ilegale e thëngjillit

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 10:59
Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, është zotuar se ministria që udhëheq është e përkushtuar në mbrojtjen e ambientin.

Si veprim për te dëshmuar këtë, tha së është ndalesa e dhënies së thëngjillit si dhuratë për punëtorët e KEK-ut, si masë për te zvogëluar përdorimin e pakontrolluar të thëngjillit.

“Për ta treguar përkushtimin tim ndaj ambienti një vendim që kemi marrë ka qenë edhe ndalesa e dhënies së thëngjillit si dhuratë te punëtorët e KEK-ut hap i parë për ta zvogëluar konsumin e thëngjillit në forma të pakontrolluara”.

Lluka, gjatë fjalës së tij në konferencën për tranzicionin e energjisë “Sfidat dhe mundësitë në Kosovë dhe rajon”, ka bërë të ditur se së shpejti do të ndalohet edhe nxjerrja ilegale e thëngjillit.

“Tash jemi duke punuar me Ministrinë e Punëve të Brendshme për të ndaluar nxjerrjen ilegale të thëngjillit sepse besoj dhe është raporti i Bankës Botërore se ndotja kryesore në Prishtinë dhe në tërë Kosovën rreth 60 për qind e gjithë ndotjes vjen nga djegia e thëngjillit në shtëpi dhe biznese në formë të pakontrolluar dhe pa filtra”.

Në këtë konferencë të organizuar nga ‘Balkan Green Foundation’, ministri Lluka tha se puna e tyre bazohet në katër objektiva kryesore, sigurinë e furnizimit me energji, që çmimet e energjisë të jenë të përballueshme për qytetarët dhe bizneset, të mbrohet ambienti, si dhe të krijohen vende të punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat