Pas skandalit me mishin e prishur, Kosova zero kilogram import nga Belgjika

Ekonomi

Pas skandalit me mishin e prishur, Kosova zero kilogram import nga Belgjika

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 18:18
Foto ilustrim

Skandali i fillim vitit me mishin e prishur të importuar nga shteti i Belgjikës ka vënë në “aksion” Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Para zbulimit të skandalit me mishin e prishur të kompanisë “Veviba” nga Belgjika, rëndom afër 200 mijë kilogramë mish importoheshin nga ky shtet për në Kosovë.

Megjithatë, qytetarëve më nuk “po u servohet” në tryezat e tyre mish nga Belgjika.

“Bazuar në procedurat standard të kontrollit kufitar, akteve ligjore në fuqi, pas çdo defekti apo dyshimi të paraqitur në inspektim kufitar, shtohen ose ngritet niveli i kontrollit kufitar”.

Kështu thotë zëdhënësi i AUV, Lamir Thaçi, teksa shton se e njëjta masë vlen edhe për shtetin e Belgjikës pas skandalit të zbuluar me produktet e prishura.

Madje siç thotë Thaçi, mishi nga ky shtet është i shënjuar për kontroll të detajuar dhe verifikim të plotë.

E frika se një skandal i tillë, në një mënyrë ose tjetrën mund të përsëritet, siç duket i ka detyruar autoritetet kosovare që mos të importojnë fare më mish nga ky shtet.

Thaçi thotë se sasia e mishit të importuar nga Belgjika pas skandalit të zbuluar është zero kilogram.

“Në vitin 2018 nuk ka pasur import te mishit nga shteti i  Belgjikës. Pas rastit që ka ndodhur sasia është  0 kg, pasi nuk ka pasur import”, ka bërë të ditur Lamir Thaçi.

Kujtojmë, se në lidhje me të njëjtën çështje ishte arrestuar biznesmeni dhe njëkohësisht pronari i kompanisë “Euro-Ida” , Anton Jupa .

I njëjti dyshohej se kishte importuar mish gjedhi me afat të skaduar nga shteti i Belgjikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat