OEK: Me 100 milionë euro nga skemat sociale do të krijoheshin 20 mijë vende të punës

Ekonomi

OEK: Me 100 milionë euro nga skemat sociale do të krijoheshin 20 mijë vende të punës

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 10:29
Berat Rukiqi

(E plotësuar) - Rritja e buxhetit për arsim dhe shëndetësi mbetet inkurajues për Odën Ekonomike të Kosovës, ndërsa shtimi i buxhetit për skema sociale po vlerësohet të jetë problematike.

Kryetari i OEK Berat Rukiqi në një konferencë për media ka thënë se e mbështesin projektbuxhetin për vitin 2019 për rritjen e buxhetit për arsim dhe shëndetësi, që sipas tij, janë dy shtylla bazike të mirëqenies së qytetarëve.

Rukiqi tha se kjo rritje e buxhetit për arsim duhet të përcillet me reformë dhe me rritje të efikasitetit në të gjitha nivelet e sistemit arsimor.

Rukiqi: Nevojitet një transformim i sistemit aktual arsimor

“Te politikat arsimore neve na nevojitet një transformim për shkak se sistemi aktual arsimor nuk po e prodhon atë se çka po pritet në tregun e punës ose nuk po i adreson nevojat zhvillimore të vendit. Kemi një hendek të madh në mes të shkathtësive që kërkohet në tregun e punës dhe asaj çka ofron sistemi arsimor”, theksoi Rukiqi.

Kreu i OEK theksoi se ajo që mbetet shqetësuese, jo vetëm me këtë buxhet, por në krejt buxhetet e pasluftës, rritja e skemave sociale në vazhdimësi. Sipas tij, prej 400 milionë euro të cilat janë ndarë për këto skema, vetëm me 100 milionë prej tyre do të mund të krijoheshin mbi 20 mijë vend të reja të punës.

Rukiqi: Me 100 milionë të skemave sociale do të krijoheshin 20 mijë vende të punës

“Duke i parë nevojat zhvillimore të vendit, ne do të donim të shihnim shumë më shumë skema zhvillimore, e shumë më pak skema sociale. Vetëm një indikator, nëse 100 milionë euro nga skema sociale që po e mbërrin diku 400 milionshin, do të investoheshin në krijimin e vendeve të punës, do t’i krijonim së paku 20 mijë vende pune. Pra, me vetëm 100 milionë, që realisht shkojnë në shumë raste edhe për kategori sociale që nuk mund të arsyetohen, të njëjtën e ka thënë edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar”, th ai.

Rukiqi ndër të tjera ka thënë se bllokimi i punës në Kuvendin e Kosovës, po ndikon dhe po e përçon një mesazh të keq për investime të huaja. Sipas tij, ligjet në procedurë janë të rëndësishme për reforma në ekonomi, të cilat kanë mbetur peng i bllokadës së punë në parlament.

Rukiqi: Kushtet e të bërit biznes kanë mbetur peng i mos funksionimit të parlamentit

“Për neve po mbetet shqetësuese që parlamenti nuk funksionon,. Një pako e mirë e ligjeve të rëndësishme që e rregullojnë edhe ambientin ekonomik, edhe kushtet e të bërit biznes kanë mbetur peng i mos funksionimit të parlamentit. Kjo po ka implikime edhe të investitorët gjermanë, austriak dhe investitorë të vendeve të tjera vazhdimisht e po theksojnë faktin se ka rrezik të lartë politik në kuptimin e kushteve biznesore në Kosovë ose të kushteve për investime. Duke i parë këto probleme, ende ka imazh të gazit, por tash ka vazhdimisht edhe probleme të theksuara me mos miratimin e ligjeve”, ka thënë kreu i OEK.

Rukiqi paralajmëroi se sot do të vizitojë Shqipërinë dhe do të zhvillojë një takim me ministrin e Financave të Shqipërisë, ku ndër temat kryesore do të jetë edhe taksa rrugore në ‘Rrugën e Kombit’ që sipas tij, do të kërkohet zbritja e taksës për transportuesit. 

***

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi në një konferencë për media ka thënë se e mbështesin projektbuxhetin për vitin 2019, i cili sipas tij, është inkurajues rritja e buxhetit për arsim dhe shëndetësi.

“Ajo që mbetet problematika që nga  paslufta është rritja e skemës sociale.  Ne do të donim të shihnim shumë  më shumë skema zhvillimore se sa sociale. Vetëm me 100 milionë euro të ndara për skema sociale, do të mund të krijohen mbi 20 mijë vende të punës”, ka thënë Rukiqi.

Sipas tij, mos funksionaliteti i Kuvendit të Kosovës po ndikon dhe po e përçon një mesazh të keq në imazhin e Kosovës për investime të huaja.

Rukiqi paralajmëroi se këtë javë do të vizitojë Shqipërinë dhe do të zhvillojë një takim me ministrin e Financave të Shqipërisë, ku ndër temë kryesore do të jetë taksa rrugore në Rrugën e Kombit që sipas tij do të kërkohet zbritja e taksës për transportuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat