Shpallen rezultatet e shitjeve përmes likuidimit numër 42

Ekonomi

Shpallen rezultatet e shitjeve përmes likuidimit numër 42

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 16:22
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP)

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot në ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve nr. 42 përmes metodës së likuidimit shpalli çmimet më të larta të ofruara për asetet e ndërmarrjeve shoqërore që ishin në dispozicion për shitje.

Për 53 asete sa ishin në shitje përmes kësaj vale të tenderuar gjithsej vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 2,645,924 euro. 

Dorëzimi i ofertave nga investitorët, hapja e ofertave dhe publikimi i rezultateve u bënë në mënyrë transparente, para përfaqësuesve të mediave, përfaqësuesve të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës së Avokatëve të Kosovës si dhe investitorëve të pranishëm, ndërkaq është bërë transmetimi drejtpërdrejt i ceremonisë përmes faqes zyrtare të internetit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. 

Kjo janë ofertat e pranuara dhe çmimet e ofruara për secilin aset të tenderuar në Shitjen e Aseteve përmes Likuidimit nr.42.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat