Beqaj: Kosova ka potencial për zhvillim të ekonomisë dixhitale

Ekonomi

Beqaj: Kosova ka potencial për zhvillim të ekonomisë dixhitale

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 14:37
Besim Beqaj

”Globalizimi po ndryshon shumë shpejtë mënyrat e të bërit biznes. Ekonomia e internetit po krijon pesë vende pune online për çdo dy vende pune të humbura offline. Çdo vit, ekonomia digjitale e BE-së po rritet me 12%, në kushtet kur sektorët tjerë po shënojnë rënie”, këto komente i ka bërë Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj në hapje të Javës Globale të Ndërmarrësisë (GEW) që ka filluar sot në abientet e Kuvendit të Kosovës.

Në hapje të këtij aktiviteti kanë marrë pjesë Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, Kryeministri Ramush Haradinaj, ministra të Qeverisë së Kosovës, ambasadorë të vendeve mike të Kosovës, udhëheqës të ICK-së, si dhe përfaqsues të sektorit të ekonomisë dhe teknologjisë/

Ministri Beqaj ka theksuar rëndësinë që ka përkrahja e ndërmarrësve, bizneseve fillestare dhe inovatorëve, gjë të cilën ka filluar ta bëjë Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë përmes ndarjes së fondeve dhe krijimit të kushteve për realizim të ideve inovtive të të bërit biznes më themelimin e Qendrave të Inovacionit.

Ministri Besim Beqaj ka thënë po ashtu se Kosova ka potencial për zhvillim të ekonomisë dixhitale dhe të rinjë e të reja me shkathtësi në fushën e inovacionit dhe teknologjisë, të cilët po krijojnë efekt ekonomik për ekonominë e vendit. Ai ka thënë së shumë shpejtë do të kërkojë nga Kryeministri Haradinaj dhe Ministria e Arsimit që lëndët si ndërmarrësia dhe kodimi të futën si lëndë mësimore në shkollat fillore të Kosovës.

Java Globale e Ndërmarrësië (GEW) organizohet për herë të 6-të në Kosovë nga Qendra e Inovacionit e Kosovës (ICK) në bashkëpunim me Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë,  dhe mbështetet nga Ambasada e Suedisë, GIZ, Ambasada e Norvegjisë. GEW do të zgjasë nga 12 deri më 18 nëntor, shkruan në kumtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat