Nevoja për një ekonomi pa barriera me Shqipërinë

Ekonomi

Nevoja për një ekonomi pa barriera me Shqipërinë

Nga: Dr. Artan Haziri Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 09:17
Dr. Artan Haziri

Kosova dhe Shqipëria është dashur qysh nga shpallja e pavarësis të krijojnë një  tregë të përbashkët. Ky bashkim  është i domosdoshëm për të dy vendet dhe do ti ndryshonte përqindjet e  importit dhe eksportit në tërësi.

Tani me taksen doganore ndajë produkteve serbe, është më se e nevojshme që të shtohen kontaktet me përfaqësuesit e shtetit shqipëtar . Të vendosen rregulla të reja bashkëpunimi dhe të  zëvendësohen produktet serbe me ato shqiptare. Edhe shtetet e zhvilluara e bëjnë  këtë në qdo rast të prishjes se marëdhenjeve ndërshtetrore, krijojnë pengesa në vazhdimin e tregtis dhe marrëveshjeve në përgjithësi. 

Ne kemi shumë e shumë  arsye për ti bajkotuar  dhe penguar produktet serbe.  Edhe nëse lista serbe largohet nga qeveria, nuk duhet të zbrapsemi nga taksa doganore. Nëse kjo taksë nuk vazhdon , deri në zbatimin e marrëveshjeve nga serbia, humbë kuptimi i ekzistimit të institucioneve tona.

Për t’u realizuar ekonomia e tregut të lirë (tregu i brendshëm shqiptar) në mes Shqipërisë dhe Kosovës, përveç vullnetit politik është e domosdoshme që të organizohen trupa ekzekutive profesionale, të cilat duhet ta marrin përgjegjësinë për ekzekutimin e politikave programore te të dy qeverive, që pa dyshim do të ishin në interes të të gjithë shqiptarëve. 

Levizja e lirë e mallrave dhe njerzve.

Mallrat është dashur të  lëvizin lirshëm, kjo do ti shtonte mundësit për bizneset e dy vendeve. Rritet tregu dhe mundësia për më shumë konsumatorë . Kjo e forcon biznesin dhe i shton investimet për të ardhmen.

Ndërsa levizja e njerzve , është dashur të ndodhe qysh moti. Pagesa e autostrades do ta pengojë edhe më shumë levizjen e lirë.

Duhet të paguhet autostrada, por jo në vlera të larta. Nga 1 euro për person, do ishte mjaft e arsyeshme. Ndersa për biznese , një kuote në baze të shumës së mallrave që levizin. Kjo i shtyne bizneset të gjejnë tregë tjetër . 

E kemi edhe bregdetin. Këtë duhet ta mendojë shteti shqiptarë, se i ndryshon pastaj numrat e pushuesve. 

Duhet angazhuar që edhe më shumë ti kthehemi Shqipëris, për tregti , arsim, pushime e edhe për investime.

Kur themi investime , e kam fjalen për investime kapitale. Edhe ky tregë nuk është i lirë. Tregu bankar , është dashur të përafrohen politikat dhe të kemi një  bankë të përbashkët për zhvillimin e  bujqesisë.
 Kjo bankë duhej të vepronte me norma të  ulëta dhe direktë  do ishte infuzion për bizneset në të dy shtetet.

Edhe tregu i energjise elektrike ,duhet të ndryshoje. Në raste të nevojshme ta ndihmojme njeri shtete tjetrin. E shtojmë bazen për investime të përbashketa edhe në të dy shtetet shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat