IEA: Suficiti i naftës në tregun global në 2019

Ekonomi

IEA: Suficiti i naftës në tregun global në 2019

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 13:19
Foto ilustrim

Furnizimi global i naftës do të tejkalojë kërkesën në 2019, pasi një ngritje e vazhdueshme në prodhim neutralizon rritjen e konsumit që është në rrezik të ngadalësimit të ekonomisë globale, tha sot Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA).

Në raportin e fundit mujor, Agjencia me bazë në Paris ka mbajtur parashikimet e kërkesës globale të naftës për 2018 dhe 2019 në një nivel të pandryshuar krahasuar me muajin e kaluar, në 1.3 milion fuçi në ditë dhe 1.4 milion fuçi në ditë respektivisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat