Lluka takohet me Ambasadorin Minxhozi

Ekonomi

Lluka takohet me Ambasadorin Minxhozi

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 16:08
Valdrin Lluka priti në takim Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemail Minxhozi

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka priti në takim Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemail Minxhozi, me të cilin diskutuan rreth projekteve të përbashkëta të këtyre dy vendeve, me fokus të veçantë në sektorin e energjisë dhe të telefonisë.

Gjatë takimit theks të veçantë pati Hidrocentrali Skavica, i cili në bazë të studimit për potencialin e prodhimit të energjisë nga uji, i hartuar nën mbështetjen e Komisionit Evropian është identifikuar si një nga projektet më potencial për investim të përbashkët, që mund të kontribuoj në sigurinë regjionale të furnizimit me energji, njofton kumtesa.

Projekt ky i cili është inkurajuar nga Komisioni Evropian, ku Kosova dhe Shqipëria të shohin mundësitë që përmes fondeve IPA të bëjnë investim të përbashkët.

Gjithashtu, në këtë takim u diskutua edhe për rëndësinë e transmisionit të Shqipërisë në ENTSO-e, si dhe krijimi i bursës së përbashkët të dy vendeve.

Siç thuhet në njoftim, kreu i i MZHE-së, u informua nga Qemail Minxhozi rreth progresit të shtetit shqiptarë në drejtim të heqjes së tarifave roaming në mes dy vendeve, e cila pritet të filloj zbatimin gjatë vitit të ardhshëm.

Ministri Lluka falënderoi ambasadorin Minxhozi për përkrahjen e vazhdueshme të Kosovës në rrugëtimin drejt zhvillimit dhe po ashtu u shpreh i kënaqur me progresin e Shqipërisë drejt implementimit të projekteve të përbashkëta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat