Hamza kërkon nga BERZH financimin e projektit të qarkores së Prishtinës

Ekonomi

Hamza kërkon nga BERZH financimin e projektit të qarkores së Prishtinës

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 14:00
Ministri i Financave, Bedri Hamza dhe zëvendës presidenti i parë i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Jürgen Rigterink

Ministri i Financave, Bedri Hamza dhe zëvendës presidenti i parë i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Jürgen Rigterink kanë zhvilluar sot një takim me ç’rast Hamza tha se BERZH vazhdon të jetë një ndër partnerët kyç dhe strategjik të Kosovës për realizimin e projekteve të mëdha infrastrukturore.

Gjatë takimit Ministri Hamza i dorëzoi zëvendëspresidentit Rigterink kërkesën për financim të Projektit për ndërtimin e Qarkores së Prishtinës, për të cilin pritet që marrëveshja financiare të përmbyllet vitin e ardhshëm.

Ndërsa, Rigterink ka thënë se shuma e përgjithshme e financiar nga BERZh deri më tani në Kosovë është rreth 350 milionë euro për dhjetëra projekte. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat