Diskutohet për Programin për reforma në ekonomi

Ekonomi

Diskutohet për Programin për reforma në ekonomi

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 15:48
Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim një delegacion të lartë të Komisionit Evropian

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim një delegacion të lartë të Komisionit Evropian, kryesuar nga zëvendësshefi i Njësisë së DG NEAR në Komisionin Evropian Felipe de la Mota, me të cilët diskutoi për Programin për Reforma në Ekonomi (ERP).

Gjatë takimit ministri Bedri Hamza shprehu kënaqësinë se Programi për reforma në ekonomi në aspektin teknik ka arritur në masë të madhe qëllimin e vet, duke u integruar me sukses në ciklin e planifikimit të politikave dhe financave publike, dhe duke vendosur një standard më të lartë për kualitetin dhe kontekstin strategjik të politikë-bërjes në qeverisjen ekonomike.

Ai bëri të ditur se Zyra për Planifikim Strategjik në Qeverinë e Kosovës e ka përgatitur draftin e parë të prioriteteve të reformave strukturore që aktualisht përfshijnë 19 masa të reformës.

Ministri Hamza gjithashtu njoftoi delegacionin e Komisionit Evropian së Qeveria e Kosovës në fund të muajit tetor të këtij viti ka aprovuar Buxhetin e vitit 2019, i cili sipas tij bazohet në Kornizën e azhurnuar makro-fiskale për periudhën afatmesme 2019-2021.

“Plani ynë është që të sinkronizojmë përgatitjen e dy dokumenteve dhe ERP-in ta shfrytëzojmë edhe si urë lidhëse në mes të KASH-it dhe buxhetit. Edhe këtë vit, përgatitjen e kemi bërë jo vetëm në konsultim, por edhe në bashkëpunim të ngushtë me sektorin jo-qeveritar dhe atë privat”, bëri të ditur Hamza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat