Moti i keq “mbërthen” veriun e Italisë, reshje të mëdha shiu dhe përmbytje

Evropë

Moti i keq “mbërthen” veriun e Italisë, reshje të mëdha shiu dhe përmbytje

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 00:22
Foto ilustrim

Moti i keq ka goditur një pjesë të Italisë këtë të dielë. Brenda disa orësh, zjarrfikësit në zonën e Venetos kryen më shumë se 400 operacione emergjente.

Reshjet e mëdha të shiut shkaktuan përmbytje në Italinë veriore.

“Për shkak të rrezikut të rrëshqitjeve të tokës dhe ortekëve nga moti i keq, unë i nxis të gjithë të shmangin udhëtimet në provincën e Belluno”, i tha agjensisë së lajmeve Ansa Luca Zaia, drejtues i rajonit të Venetos.

Si pasojë e motit të keq u anulua edhe ndeshja e futbollit mes Udineses dhe Atalantas për shkak se stadiumi u përmbyt pas reshjeve të shiut. Jugu i vendit, megjithëse më pak i prekur, nuk i shpëtoi motit të keq. Në Siçili, një stuhi e fortë goditi Messinën mbrëmë, duke përmbytur rrugët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat