Numri i të infektuarve në Austri bie në 2,263 persona në 24 orë

Evropë

Numri i të infektuarve në Austri bie në 2,263 persona në 24 orë

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 13:30
Foto ilustrim

Të hënën numri i pacientëve të infektuar me Covid 19 në Austri ka shënuar rënie të konsidrueshme, gati 50% në raport me një javë më parë, transmeton albinfo.ch.

Autoritetet shëndetësore të këtij shteti në raportin e tyre 24-orësh treguan se sot ka pasur vetëm 2,263 raste infektimesh.

Deri më tash ka pasur gjithsej 305,693 persona që kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, raportojnë mediat austriake.

Në krahasim me bashkitë e tjera të Austrisë, ditëve të fundit ka pasur një rënie të theksuar të të infektuarve edhe në Vjenë.

Ditë më parë Austria ka pasur deri në mbi 9 mijë raste me Covid dhe sky numër duket se po bie, duke treguar se masat e ndërmarra nga ky shtet kanë dhënë rezultate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat