Macron: Do të vazhdojmë shitjen e armëve për Egjiptin

Evropë

Macron: Do të vazhdojmë shitjen e armëve për Egjiptin

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 19:47
Emmanuel Macron

Presidenti francez, Emanuel Macron tha sot se kishte një “bisedë të sinqertë” me presidentin egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi.

Ai tha se nuk do të kushtëzonte shitjen e armëve për këtë vend afrikan, njoftoi reuters.

Macron foli në një konferencë shtypi me El-Sisi, pasi të dy udhëheqësit u takuan në Pallatin Elysee.

Presidenti egjiptian është në një vizitë dy-ditore në Francë dhe përkundër shpresave që marrëdhëniet midis dy vendeve do të përafrohen, përshtypja nuk duket mirë për shkak të të drejtave të njeriut në Egjipt.

Macron tha se megjithëse është bërë përparim në stabilizimin e Libisë, “ka kërcënime të vazhdueshme nga faktorë të jashtëm”.

Presidenti francez shtoi se nuk do të kushtëzonte shitjen e armëve në Egjipt për shkak të të drejtave të njeriut, sepse nuk dëshiron të dobësojë pozicionin e Kajros në luftën kundër terrorizmit në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat