Azerbajxhani tregon forcën, paradë ushtarake për të festuar fitoren në Karabak

Evropë

Azerbajxhani tregon forcën, paradë ushtarake për të festuar fitoren në Karabak

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 16:31
Parada

Azerbajxhani shënoi fitoren në Nagorno-Karabakh me një paradë ushtarake. Madje shfaqi automjete të shkatërruara të ushtrisë armene të sekuestruara gjatë luftimeve. Presidenti azer, Ilham Aliyev dhe homologu i tij turk, Rexhep Tajip Erdogan, ndoqën së bashku paradën e fitores në luftën kundër forcave të Armenisë.

“Ushtria e Armenisë nuk do ta pranojë që është e shkatërruar. Nëse fashizmi armen shfaqet sërish, rezultati do të jetë i njëjtë. Azerbajxhani edhe njëherë do t’u thyejë shpinën me grushtin e tij të hekurt”, tha presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

“Duhet parë që nuk mund të shkohet gjëkundi me imperialistët perëndimor që ju japin besim. Marrëdhëniet duhet të rivlerësohen në bazë të fqinjësisë dhe jo të armiqësisë. Nëse populli armen e ka marrë mësimin e duhur nga ajo çfarë ndodhi në Karabak, ky do të jetë fillimi i një epoke të re në rajon”, shtoi Erdogan.

Shteti azer falënderoi presidentin Erdogan për mbështetjen në konflikt duke dekoruar helikopterët me flamuj të Turqisë. Madje, në sheshin kryesor të kryeqytetit Baku, marshuan dhe 3 mijë ushtarë turq.

Luftimet 6-javore u ndaluan muajin e kaluar pasi Rusia dërgoi trupa paqeruajtëse në rajonin e kontestuar, nën një marrëveshje nga e cila Azerbajxhani fitoi territor.

Karabaku njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por popullohej dhe kontrollohej nga etnikët armenë pas luftës së përgjakshme të viteve ’90.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat