Putin: Situata aktuale në Malësinë e Karabakut duhet të ruhet

Evropë

Putin: Situata aktuale në Malësinë e Karabakut duhet të ruhet

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 17:13
Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se situata aktuale në Malësinë e Karabakut duhet të ruhet.

Në një konferencë vjetore për shtyp në kryeqytetin Moskë ku mori pjesë nëpërmjet videokonferencës, Putin bëri vlerësime lidhur me çështjen e Malësisë së Karabakut.

Duke rikutjuar që në Malësinë e Karabakut janë përjetuar konflikte, Putin tha: “Situata në Malësinë e Karabakut përfundimisht doli nga kontrolli. Ky tension u përjetua për vite. Nuk mendoj se kjo ndodhi me ndërhyrje nga jashtë. Në këtë rajon ka pasur disa herë kontakte të vogla, konflikte në përmasa të vogla. Dhe në fund ndodhën konfliktet”.

Putin tha se Rusia ka kundërshtuar gjithmonë ndodhjen e konflikteve dhe gjakderdhjen dhe se këtë pozicion ajo e mbron në kuadrin e bashkëkryesueses në Grupin e Minksut të Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE).

Pasi informoi se kanë paraqitur një pozicion për t‘i dhënë Azerbajxhanit 7 rajone në Malësinë e Karabakut dhe për të mos ndryshuar statusin e Malësisë së Karabakut, presidenti Putin vuri në dukje që “Situata aktuale (Status quo-ja) duhet të regjistrohet dhe të transferohet në të ardhmen me kushtin që të sigurohet komunikimi mes Malësisë së Karabukut dhe Armenisë. Për këtë është planifikuar të formohet korridori Lachin i cili lidh Armeninë me Malësinë e Karabakut”.

Në vlerësimin e tij për pozicionin e Turqisë në çështjen e Malësisë së Karabakut, Putin tha se “Sipas Turqisë, Azerbajxhani ka zhvilluar kauzën e tij të drejtë lidhur me çlirimin e territoreve të tij nga pushtimi”.

“Nga pikëpamja e ligjit ndërkombëtar, të gjitha territoret janë një pjesë e pandashme e Azerbajxhanit. Armenia nuk ka njohur pavarësinë e Malësisë së Karabakut. Edhe nga kjo pikëpamje sipas ligjit ndërkombëtar Malësia e Karabakut është e Azerbajxhanit” komentoi Putin.

Azerbajxhani, Armenia dhe Rusia më 10 nëntor kanë bërë një deklaratë të përbashkët e cila siguron armëpushimin në Malësinë e Karabakut, rikujtoi Putin, i cili shtoi se armëpushimin e kryer përfunduan edhe konfliktet.

“Me këtë u dakorduam që palët pas konfliktit të qëndrojnë në vendet ku ndodhen. Në këtë kuptim, mund të formohen probleme teknike”, shtoi ai.

Putin vuri theksin se deri më tani procesi i armëpushimit në Malësinë e Karabakut është shkelur vetëm një herë. “Shpresoj që kjo nuk do të përsëritet dhe që palët do të ulen në tryezë. Nuk ka rëndësi nëse kjo bëhet me ndërmjetësimin e Rusisë, apo të bashkëkryesuesve të Grupit të Minskut të OSBE-së.

Në vlerësimin e tij lidhur me mundësinë për të rritur numrin e ushtarëve rusë që ndodhen përkohësisht në Malësinë e Karabakut, Putin deklaroi se kjo mund të jetë e mundur me marrëveshjen e palëve përkatëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat