Gjermania nga mesnata pezullon lidhjet ajrore me Britaninë

Evropë

Gjermania nga mesnata pezullon lidhjet ajrore me Britaninë

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 07:29
Foto ilustrim

Gjermania do të pezullojë lidhjet ajrore me Britaninë “nga mesnata”, tha Ministri i Shëndetësisë të Dielën, duke ndjekur gjurmët e Belgjikës dhe Hollandës pasi një tip i ri më infektiv i koronavirusit u shfaq në MB.

Një burim qeveritar i kishte thënë më parë AFP se kufizimi mund të miratohet nga i gjithë Bashkimi Evropian me 27 anëtarë.

Vendet po diskutojnë gjithashtu një përgjigje të përbashkët mbi lidhjet detare, rrugore dhe hekurudhore me Britaninë.

Kujtojmë që shumë vende po pezullojnë linjat ajrore për shkak të paraqitjes së variantit të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat