Presidenti Erdogan mesazh urimi për Krishtlindje

Evropë

Presidenti Erdogan mesazh urimi për Krishtlindje

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 13:12
Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan lëshoi sot një mesazh të Krishtlindjes duke theksuar tolerancën dhe diversitetin, raporton Anadolu Agency (AA).

"Sot dhe në të ardhmen, ne do t'i shohim dallimet tona si pasuri dhe do të ndërtojmë të ardhmen tonë për të qenë më të begattë me respekt të ndërsjellë", tha Erdoğan në deklaratën e lëshuar nga Drejtoria e Komunikimeve të Turqisë.

Duke uruar Gëzuar Krishtlindjen për të gjithë ata që kremtojnë festën në Turqi dhe në të gjithë botën, Erdoğan theksoi se Turqia ka qenë një strehë paqësore për kultura dhe tradita të ndryshme për shekuj me radhë.

Kjo përforcon "unitetin dhe solidaritetin" midis njerëzve të qarkut, të cilët i shohin ndryshimet e tilla kulturore si "pasuri të pashembullt, pjesë të çmuara të mozaikut tonë civilizues".

Një nga festimet më domethënëse në kulturën e krishterë, Nata e Krishtlindjeve shënohet nga shumica e të krishterëve jo-ortodoksë më 24 dhjetor të çdo viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat