Alarm në Itali: Mutacioni britanik i koronavirusit konstatohet në Napoli, Veneto dhe Bari

Evropë

Alarm në Itali: Mutacioni britanik i koronavirusit konstatohet në Napoli, Veneto dhe Bari

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 23:17
Foto Ilustrim

Italia shënoi sot 10 407 raste të reja me koronavirus, ndërsa në spitale ndërruan jetë 261 persona.

Edhe pse rastet e reja janë duke rënë, autoritetet janë të shqetësuara për shkak të konstatimit të mutacionit të ri të virusit tek disa pacientë.

Versioni britanik i koronavirusit u konstatua tek 6 pacientë në Napoli, të cilët ishin kthyer në Itali para pezullimit të fluturimeve.

Po ashtu, raste të ngjashme janë konstatuar në Veneto dhe në Bari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat