​Franca regjistron 8.222 raste të reja dhe 173 viktima nga COVID-19

Evropë

​Franca regjistron 8.222 raste të reja dhe 173 viktima nga COVID-19

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 20:30
Ilustrim

Franca ka konfirmuar sot për 8.822 raste të reja të virusit korona, e cila është një ngritje e madhe krahasuar me një ditë më herët kur u regjistruan 3.093 pacientë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Numri i pacientëve që nga fillimi i epidemisë në Francë tani është rritur në 2.559.686, duke e bërë këtë vend të pestin në botë, raporton Reuters.

Sot, 173 pacientë vdiqën, kështu që numri i viktimave që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 62.746.

Në shtatë ditët e fundit kishte mesatarisht 12.333 raste të reja në Francë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat