Në Slloveni mbyllet centrali bërthamor pas tërmetit në Kroaci

Evropë

Në Slloveni mbyllet centrali bërthamor pas tërmetit në Kroaci

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 14:22
Foto ilustrim

Pas tërmetit të fuqishëm që tronditi Kroacinë, centrali bërthamor i Sllovenisë, Kërshko, u mbyll sot si një masë paraprake,

Sipas agjencisë sllovene të lajmeve, STA, kjo është një procedurë normale në rastet e tërmeteve të forta.

Një tërmet me magnitudë 6,3 ballë të shkallës Rihter tronditi para pak minutash Kroacinë, njoftoi Qendra Sizmologjike Europiano-Mesdhetare.

Tërmeti u ndje edhe në Itali, Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë. Edhe Sllovenia u godit nga një tërmet 5,2 ballë Rihter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat