Britania e Madhe pas 48 viteve largohet nga BE-ja

Evropë

Britania e Madhe pas 48 viteve largohet nga BE-ja

Më: 1 janar 2021 Në ora: 10:06
Britania e Madhe

Britania e madh nga mesnata ka shkëput edhe lidhjet ekonomike me BE, plotësisht duke i dhënë fund partneritetit 48 vjeç, pas largimit politik nga mesnata ora 23.00 sipas kohës së Londrës ka braktis edhe tregun unik dhe doganën e BE që i ka mundësuar lëvizje të lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve mes anëtarëve, shkruan”Danas”, transmeton “Bota Sot”.

Ndarja me BE është ndryshimi më i madh ekonomik me të cilën Britania është përballur që nga lufta e dytë botërore.

BE me ndarjen e Britanisë po bëhet më e vogël ndërsa Britania më e lirë, por më e izoluar në botën turbulente shkruan “AP”.

Sipas marrëveshjes ekonomike në periudhë e “Brexit” të arritur me 24 dhjetor, Britania dhe 27 vendet e BE mund të vazhdojnë të blejnë dhe shesin mallra pa doganë dhe kuota deri më 1 janar.

Marrëveshja sjell shumë kufizime, ndërsa për mbështetësit e Brexit ai përbën pavarësi nga BE.

Kryeministri britanik Xhonson një nga mbështetësit e ndarjes – Brexit tha se ndarja “është moment fantastik” për vendin e tij.

“Kemi lirinë tonë në duart tona dhe tash na mbetet që ta shfrytëzojmë maksimalisht” tha ai në urimin e vitit të ri.

Ndarja ka pasuar pas periudhës kalimtare 11 mujore ku Britnaia mbeti në struktura të BE-së përderisa Londra dhe Brukseli pas bisedimeve shumë të ngarkuara për marrëveshjen trgetar arritën të evitojnë kaosin në kufij dhe tregti.

Zyrtarët britanik insistojnë se sistemi i ri kufitar “është i gatshëm për punë”por do ketë çrregullime” në ditët e javët e ardhshme.

Për të zvogëluar ngecjen, Britania nga qershori do të vendos doganë për prodhime të BE-së, disa procedura tashmë kanë hyrë në fuqi, që kanë të bëjnë me alkoolin, duhanin dhe substanca psiko-aktive, shkruan BBC.

Po ashtu nga mbrëmë nuk ka lëvizje të lirë mes Britanisë dhe BE-së, qytetarët britanik që duan të qëndrojnë më gjatë se 90 ditë  në cilin do vend evropian, tash i duhet viza, turistët nuk do kenë nevojë për udhëtime të shkurtra.

Njerëzit që kthehen në Britania nga BE, mund të fusin në vend deri 42 litra birrë, 18 litra verë dhe 200 cigare pa tatim.

Shtetasit e BE që duan që zhvendosen në Britani , përveç irlandezëve do përballen me sistemit e emigrimit sikur në vendet tjera të botës.

Policia britanike ka humbur qasjen në data-bazën e të dhënave anekënd BE-së për dosjet penale, shenjat e gishtërinjve dhe personat me fletarrestime.

Tretarët e Anglisë, Skocisë dhe Uellsit do harxhojnë më shumë kohë në letra kur të tregtojnë me vendet e BE-së, shkruan BBC.

Britanikët për dalje nga BE vendosën në referendumin e mbajtur në qershor 2016 dhe për largim nga BE votuan 52 për qind, ndërsa kundër ishin 48 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat