Vazhdon trendi negativ i shtimit të popullsisë dhe braktisja e Serbisë

Evropë

Vazhdon trendi negativ i shtimit të popullsisë dhe braktisja e Serbisë

Nga: F. B. Më: 9 janar 2021 Në ora: 09:12
Serbia

Serbia në vitin 2020 ka mbetur pa 44 mijë banorë, duke mos llogaritur këtu edhe ata që kanë dal jashtë vendit , që nuk është numër i vogël ka thënë ministri Ratko Dmitroviç, shkruan “B92” transmeton ”Bota sot”.

Ai ka shtuar se nëse vazhdojnë këto trend-e negative , atëherë brenda periudhës 30 vjeçare Serbia mund të ketë vetëm 4,5 milionë banorë.

Dmitroviç ka thënë se virin që shkoi shkalla e mortalitetit në Serbi ishte rritur për 3 për qind, ndërsa natalitetit për më shumë se dy për qind.

"Nëse nuk ndalen këto trend-e që na përcjellin me dekada, nëse vërtetë asgjë nuk ndryshon në raportin e mortalitetit dhe natalitetit, nëse në atë aspekt vazhdojmë të humbim 40 mijë banorë në vit dhe 40 apo 50 mijë dalin jashtë vendit, atëherë në vitin 2050 do të kemi vetëm 4,5 milionë banorë” tha ai, duke shtuar se tash jemi më pak se 7 milionë, hera e parë pas 65 viteve.

Këtë ministri Dmitroviç e tha për portalin “24sedam.rs”, ku tërhoqi vërejtjen se në vitin 2020 kishte 10 mijë kurora më pak se në vitin 2019.

"Këto shifra janë të tmerrshme dhe është ndikim direkt i gjendjes së pandemisë me virusin Corona. Shpresoj se këto kurora vetëm të jenë shty dhe ata njerëz të rinj presin fundin e pandemisë sepse serbët duan festat edhe dasmat” tha Dmitroviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat