Pandemia e Covid 19 boshatis muzeun e Luvrit

Evropë

Pandemia e Covid 19 boshatis muzeun e Luvrit

Më: 10 janar 2021 Në ora: 15:15
Foto ilustrim

Vitin e kaluar, muzeu me famë botërore i Luvrit në Paris pësoi një ulje me 72 për qind të numrit të vizitorëve.

Shkak u bënë mbylljet e përsëritura si pasojë e pandemisë së koronavirusit, duke krijuar periudha zbrazëtie si kurrë më parë për muzeun artistik më të madh në botë.

Servane de Landsheer: Është boshatisur! Nga dita në ditë, kurrkush nuk i viziton këto salla. Edhe kur u rihapëm në verë, sikur kishte disa njerëz që vinin, edhe pse shumë më pak sesa në kohët normale, para Covidit. Por tani, sallat janë shkretuar sërish

Numri i vizitorëve nga SHBA-ja, Kina, Japonia dhe Brazili, nga rekordi prej gati 10 milionë në 2019-n ra në më pak se 3 milionë në 2020-n.

Marina Vitali: Në Luvër, për momentin, gjen vetëm agjentët e muzeut dhe kompanitë që punojnë me ato, që bëjnë renovimet, instalojnë veprat apo pajisjet mjekësore. Ka edhe disa studentë nga Shkolla e Luvrit që kanë mundur t’i vazhdojnë edhe pak leksionet.

Mungesa e vizitorëve u ka krijuar më shumë hapësira restauruesve që tani po e shfrytëzojnë kohën e pandemisë për të rinovuar pa shqetësim ambientet dhe veprat e muzeut.

Gautier Moysset: Zakonisht punën e preferojmë të martave dhe natën. Kur kemi projekte të mëdha si ky tani, i mbyllim sallat, ndonjëherë pjesërisht nëpërmjet tuneleve të qarkullimit, për t’u izoluar nga publiku. Sot, për shembull, ka qenë e gjithë java e martë

Të ardhurat e muzeut të Luvrit u tkurrën me 90 milionë euro vitin e kaluar, ndërsa sipas qeverisë, të ardhurat e Francës nga turizmi ranë nga 89 në 61 miliardë euro.

Muzeu thotë se i limitoi disi dëmet në pjesën e parë të vitit me mbajtjen hapur të pavijonit që ekspozon kryeveprat e Leonardo da Vinçit, përpara se të hynte në fuqi izolimi tërësor prej covidit në pranverë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat