“BE sa më parë të hulumtoj efikasitetin dhe sigurinë e vaksinave ruse edhe kineze”

Evropë

“BE sa më parë të hulumtoj efikasitetin dhe sigurinë e vaksinave ruse edhe kineze”

Më: 30 janar 2021 Në ora: 09:32
Ilustrim

Kryeministri i krahinës federale gjermane të Bavarisë, Markus Seder ka ftuar BE që të hulumtojë sa më parë efikasitetin e vaksinave ruse edhe atyre kineze, shkruajnë mediet, transmetojnë “B92” dhe “Bota Sot”.

Seder ka theksuar se pas hulumtimit dhe përcaktimit të efikasitetit të tyre real atëherë mund të lejohet përdorimi i tyre nëse përmbushin kërkesat dhe kriteret e BE-së.

"Rregullatori evropian duhet sa më parë që mundet të hulumtojë efikasitetin e këtyre dy llojeve të vaksinave atyre ruse edhe kineze. Nëse ekspertët konstatojnë se janë efikase edhe të sigurta, atëherë duhet të i përdorim”, tha Seder për gazetën gjermane “Velt” transmeton agjencia TASS.

Seder ditë më parë për ZDF gjerman ka kërkuar përtëritjen e të gjitha marrëveshjeve që BE ka lidhur me prodhuesit e vaksinave kundër virusit Corona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat